AKTUALITET /

“Pse më ke lëvizur makinën”/ 44 vjeçari plagos me thikë punonjësin e sigurisë të spitalit në Fier (EMRI)

Shkruar nga Versus

“Pse më ke lëvizur makinën”/ 44 vjeçari plagos

Një 44 vjeçar në ka goditur me thikë një punonjës sigurie në Spitalin Rajonal të Fierit. 

Sipas njoftimit të policisë, konflikti ka nisur për motive të dobta. 

Autori është identifikuar si Shkëlqim Murati, i cili ka rënë në pranga.

44-vjeçari pasi ka shkuar me urgjencë në spital, ka parkuar makinën keq duke i penguar rrugën ambulancës.

Punonjësi i sigurisë, e ka lëvizur automjetin duke e parkuar në një vend tjetër brenda ambienteve të spitalit. 

Kjo gjë duket se ka acaruar 44- vjeçarin, i cili u shpreh “Pse më ke lëvizur makinën” dhe më pas e ka qëlluar me mjet prerës në njërin krah.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin Sh. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një punonjës sigurie në Spitalin Rajonal Fier, i cili është dëmtuar lehtë.”

Poll