POLITIKË /

“Opozita në depresion, s’di të na mundë”, Rama për protestat: Unë në zyrë, PS në qeveri

Rama tha se lajmet e publikara janë thjesht për t'i hedhur hi syve publikut.

Shkruar nga Versus

“Opozita në depresion, s’di të na mundë”, Rama

I pyetur nga gazetarët nëse e sheh SPAK-un si opozitën e vërtetë, kryeministri Edi Rama tha se e vërteta nuk qëndron ashtu, ndërsa nënvizoi se Prokuroria e Posaçme është krijuar falë vullnetit të qeverisë socialiste.

“Meqë fjalën dhe kryefjalën dhe kallëzuesin dhe kundrinorin ju e keni SPAK, SPAK SPAK. Duke folur për vitin e Shqipërisë, pyetjen e parë e keni për SPAK-un. Unë do t’ju përgjigjem por dua t’ju them këtë. SPAK-u është institucion i ri i krijuar falë vullnetit të kësaj force qeverisëse, i mbështetur dhe garantuar nga kjo forcë qeverisëse. Të tjerë janë betuar se do e shkrinin, por nuk e shkrinë dot sepse votat i kemi ne”- tha Rama.

Më tej shtoi se opozita nuk di sesi ta mundë qeverinë dhe për këtë ka hyrë në depresion të thellë.

“Kështu që nuk është opozitë e qeverisë, por depresioni i thellë në të cilin ndodhet opozita e qeverisë bën që puna e SPAK-ut të jetë e vetmja pikë referimi e opozitës depressive për të goditur qeverinë. Dhe natyrisht të 700 tenxheret politike e mediatike produktin e gjithë këtij procesi e marrin edhe e ziejnë e gatuajnë 700 lloje gjellrash të ndryshme duke bërë diçka që nuk ndodh në Shqipëri.

Duke shfrytëzuar gjysmë të vërteta për të prodhuar një tym të jashtëzakonshëm që djeg sytë e publikut që shurdhon publikun me presionin e vetë dhe dezinformon publikun thellësisht. Prandaj thonë që gjysmë e vërteta është edhe gënjeshtra më e madhe. Është një neveri e madhe që ka kaq shumë gjysmë të vërteta nga njerëz që nuk dinë të bëjnë punën e tyre nuk dinë ta mundin PS. Kështu e shoh unë. Askush nuk përpiqet të bëjë asnjë analizë lidhur me cila është e vërteta në të gjithë punën e SPAK-ut”- u shpreh kryeministri.

Ndërsa sa u takon protestave, Rama tha se do të vijojë po njëjtë të qëndrojë në zyrë dhe PS të jetë në qeveri. Versus.al

Poll