POLITIKË /

“Jemi vend lider për menaxhimin e financave publike”, Rama-gazetarëve: Kjo bie ndesh me 700 tenxheret mediatike

Rama tha se Shqipëria është në vendin e parë në rajon sa i takon funksionimit të administratës publike.

Shkruar nga Versus

“Jemi vend lider për menaxhimin e financave publike”,

Pavarësisht skandaleve të publikuara së fundmi pas hetimeve të SPAK, kryeministri Edi Rama tha se sipas vlerësimit të institucionit që bën krahasimet për llogari të BE, Shqipëria është vend lider në rajon për menaxhimin e fondeve publike.

Me ironi Rama iu drejtua gazetarëve duke u thënë se kjo bie në kundërshti me atë çfarë raportohet në media lidhur me qeverinë.

“Sipas vlerësimit të Sigmës që bën këto vlerësime për llogari të BE, krahasuar me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria konsiderohet vend lider në rajon për funksionimin e administratës publike si dhe për menaxhimin e financave publike, shërbimet publike. Natyrisht kjo është në kundërtendencë me çfarë zien në 700 tenxheret politike e mediatike, por nuk besoj se sigma është një organizëm që ka ndonjë lidhje me qeverinë apo PS”- deklaroi Rama. Versus.al

Poll