Tiranë- Një konflikt banal për mungesën e përshëndetjes është bërë shkak për sherrin e ndodhur mbrëmë brenda një lokali në zonën e Liqenit Artificial.
Policia bën me dije se 51 vjeçari i shpallur në kërkim Adrian Shabanajn kishte qëlluar një herë me armë zjarri pasi i njohuri i tij Kasem Stani nuk i kishte dhënë dorën pasi ishin takuar.
Pasi kishte qëlluar një herë me armë zjarri duke mos lënë të lënduar asnjë person, Adrian Shabanaj e goditi Stanin në kokë me qytë pistolete. Sherri ka degraduar edhe më tej me përfshirjen e të afërmve të dy palëve.
Vetë Kasem Stani i cili u dëmtua lehtë, u arrestua nga policia, ndërsa në pranga kanë rënë edhe 7 persona të tjerë që u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin.
Të arrestuarit:
Kasem Stani, 40 vjeç
Elton Ajredinaj, 43 vjeç
Emiljan Ruko, 39 vjeç
Bjorni Tahiraj, 24 vjeç
Eriald Tahiraj, 35 vjeç
Denikiajder Tahiraj, 30 vjeç
Eduart Sulaj, 47 vjeç
Kastriot Stani, 53 vjeç.
Në vendngjarje u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit. Versus.al








