Live Updates /

‘Kërcet’ arma në mes të Tiranës! Degradon konflikti banal mes disa personave, plagoset njëri prej tyre, policia me informacion ‘paraprak’

Fillimisht një telefonatë ka mbërritur në policinë e Tiranës duke sinjalizuar të shtëna me armë dhe menjëherë janë nisur drejt vendngjarjes shërbimet për ta verifikuar.* Raportohet se shtatë persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri ka qëlluar me armë zjarri.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Fillimisht një telefonatë ka mbërritur në policinë e Tiranës duke sinjalizuar të shtëna me armë dhe menjëherë janë nisur drejt vendngjarjes shërbimet për ta verifikuar.* Raportohet se shtatë persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri ka qëlluar me armë zjarri.

2 Postime
2 DITE ME PARE

(VIDEO) Pamje nga vendi i ngjarjes/ Si nisi sherri që përfundoi në përdorimin e armëve në mes të Tiranës

‘Kërcet’ arma në mes të Tiranës! Degradon

Një konfikt çasti ka degraduar deri në përdorimin e armëve në kryeqytet. Fillimisht një telefonatë ka mbërritur në policinë e Tiranës duke sinjalizuar të shtëna me armë dhe menjëherë janë nisur drejt vendngjarjes shërbimet për ta verifikuar.

Ngjarja ka ndodhur pranë liqenit artificial, tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi”.

Raportohet se shtatë persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri ka qëlluar me armë zjarri. Personat e përfshirë në konflikt janë larguar me 4 makina. Automjetet janë identifikuar nga policia dhe po punohet për verifikme të mëtejshme.

Aktualisht, policia ka dalë vetëm me një informacion tërësisht paraprak. /Versus.al/

2 DITE ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për të plagosur

‘Kërcet’ arma në mes të Tiranës! Degradon

Një atentat me armë zjarri është shënuar në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Burime për Versus.al thonë se dy persona janë qëlluar me armë pranë gjimnazit "Petro Nini Luaras", pranë liqenit.

Deri më tani raportohet se shtatë persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri ka qëlluar me armë zjarri. Personat e përfshirë në konflikt janë larguar me 4 makina. Automjetet janë identifikuar nga policia.

Sipas informacioneve mediatike, të dy kanë mbetur të plagosur, megjithatë në një njoftim paraprak policia thotë se një person ka qëlluar në ajër pas një konflikti të çastit.

Njoftimi i policisë:

Informacion tërësisht paraprak.

Ka ardh një telefonatë për të shtëna me armë te Liqeni kanë shkuar shërbimet për ta verifikuar. Paraprakisht dyshohet për një konflikt çasti,  ku njëri dyshohet se  ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Deri tani s’ka informacion për persona të plagosur me armë zjarri. Policia në terren po kryenin verifikimet. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: