AKTUALITET /

“Punonte në ndërtim së bashku me të atin”, detaje të reja nga vrasja e 34 vjeçarit në Shkodër

Në lokal, i riu raportohet të ketë qenë me dy miq të tij. Autorët dyshohet se e kanë monitoruar gjithë kohës.

Shkruar nga Versus

“Punonte në ndërtim së bashku me të atin”,

Detaje të reja janë mësuar rreth 34 vjeçarit Kristian Kola i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në lagjen ‘Vasil Shanto’ të Shkodrës ku po pinte kafe.

I riu nuk rezulton të jetë person problematik, ndërsa punonte në ndërtim së bashku me babain e tij.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se dy autorët me motor kanë qenë duke e pritur viktimën para se ta ekzekutonin nga një distancë e afërt në ambientet e jashtme të një lokali ku po pinte kafen.

Kola humbi jetën si pasojë e plagëve të marra në gjoks. Ndërsa në momentin kur ndodhi ngjarja ai dyshohet se kishte qenë me dy shokë të tjerë në lokal. Versus.al

Poll