AKTUALITET /

Qëlloi të riun me pistoletë për një vend parkimi, identifikohet autori i krimit në Kamëz (EMRI)

Shkruar nga Versus

Qëlloi të riun me pistoletë për një vend parkimi,

Tiranë- Emanuel Buçi është autori i plagosjes me armë zjarri të ndodhur ditën e djeshme në Kamëz pas sherrit për një vend parkimi. 

23 vjeçari tashmë është shpallur në kërkim. Forcat e policisë vijojnë kontrollet pranë gjithë zonës dhe banesës së autorit me qëllim kapjen e tij. 

Ndërkohë, 29 vjeçari Mikel Xhetani ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore pasi mbeti i plagosur në këmbë. Sherri mes tyre nisi pas konfliktit për vendin e parkimit të makinës, ndërsa fatmirësisht nuk përfundoi në fatalitet. 

"Si rezultat e një pune të mirëorganizuar, të kryer nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 5, nën drejtimin e Prokurorisë, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit Emanuel Buçi, 23 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin M. Xh., 29 vjeç. Shërbimet e Policisë vijojnë ende kontrollet në të gjithë zonën me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënia në pranga të autorit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes"- njofton policia. 

Ngjarja ka rritur pasigurinë në rrugë për shkak të lehtësisë me të cilën persona të ndryshëm, qarkullojnë me armë zjarri. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: