AKTUALITET /

Qeveria shtyn afatin për shqyrtimin e kompensimit të ish-pronarëve! Manja: Miliona euro dëmshpërblim për ata që u janë zënë pronat

Shkruar nga Versus

Qeveria shtyn afatin për shqyrtimin e kompensimit të

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot dy vendime në favor të ish-pronarëve të pasurive të paluajtshme. Ndryshimi i parë ka të bëjë me shtyrjen e afatit për vlerësimin dhe shqyrtimin e vlerës së pronës për t’u kompensuar. Afati përfundimtar për kompensimin në vlerë monetare të ish-pronarëve është shtyrë deri në dhjetor të vitit 2028.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha para gazetarëve se janë parashikuar shuma të ndryshme nga buxheti i shtetit lidhur me kompensimin e ish-pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronat e të cilëve janë shpronësuar në kuadër të ndërtimeve për zhvillimin publik.

“Sot kemi 2 lajme të mira për ish-pronarët. Sapo kaluam në mbledhjen e këshillit të ministrave një ndryshim në ligjin 133 të vitit 2015 për përfundimin e proceseve të pronës dhe kompensimin e ish-pronarëve. Janë 2 ndryshime që kanë të bëjnë me shtyrjen e afatit për shqyrtimin dhe kompensimin e pronave të ish-pronarëve. Afati sipas ligjit mbaronte në dhjetor të vitit të kaluar, por kemi vendosur ta ndryshojmë ligjin duke e cuar afatin për vlerësimin e dosjeve të patrajtuara të ish-pronarëve deri në dhjetor të vitit 2027, ndërsa afati i kompensimit në vlerë të ish-pronarëve shtyhet deri në dhjetor të vitit 2028. Deri në fund të këtij viti, një numër i konsiderueshëm i ish-pronarëve do kenë mundësi të kompensohen. Kemi parashikuar 3 miliardë lekë në vitin 2025 për kompensimin e ish-pronarëve. 2026 dhe 2027 5.3 miliardë lekë dhe për vitin 2028 masa e kompensimit do jetë në 7.63 miliardë lekë”- tha Manja.

Kreu i dikasterit të Drejtësisë shtoi më tej se është miratuar edhe vendimi për një fond 10 milionë eurosh lidhur me kompensimin e atyre ish-pronarëve pronat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale.

“Po ashtu kemi kaluar edhe një vendim në këshillin e ministrave për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale. Në total fondi për këtë kompensim do të jetë 10 milionë euro”- shtoi ministri. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: