AKTUALITET /

Qindra kg drogë me vlerë 17 milionë paund! Zbardhen emrat e 3 shqiptarëve të arrestuar në Angli

Arrestimi i të rinjve shqiptarë u bë javën e kaluar.

Shkruar nga Versus

Qindra kg drogë me vlerë 17 milionë paund! Zbardhen emrat e 3

Policia britanike ka arrestuar tre shqiptarë ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit për trafik droge në Angli. Mësohet se të arrestuarit janë Njazmir Ograbati, 32 vjeç, Genti Tota, 32 vjeç dhe Hajri Kapo, 35 vjeç.

Arrestimi i tyre u krye javën e kaluar pasi oficerët gjetën dhe sekuestruan 203 kg kokainë me vlerë prej rreth 17 milionë paund. Lënda narkotike u gjet brenda një kamioni në Dartford, Kent.

Shqiptarët u paraqitën në Gjykatën e Magjistraturës në Maidstone disa ditë më parë, ku më pas u mor vendimi. Seanca e radhës për ta, është parcaktuar të mbahet më 14 nëntor, në Gjykatën e Kurorës në Maidstone. Versus.al

Poll