AKTUALITET /

Ra në korrent, ndërron jetë në spital punonjësi i kompanisë private të sigurisë

Janë ende të paqarta rrethanat e plota të kësaj vdekje tragjike, por si pasojë e dëmtimeve të marra, 56-vjeçari mësohet se ka ndërruar jetë në spital.

Shkruar nga Versus

Ra në korrent, ndërron jetë në spital punonjësi i

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën një punonjës i një kompanie shërbimi Privat të Sigurisë Fizike.

Policia e kryeqytetit bën me dije se 56-vjeçari me iniciale H.D., ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore pasi dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike disa metra larg vendit ku kryente shërbimin. Janë ende të paqarta rrethanat e plota të kësaj vdekje tragjike, por si pasojë e dëmtimeve të marra, 56-vjeçari mësohet se ka ndërruar jetë në spital.

NJOFTIMI I POLICISE TIRANE 

Më datë 09.11.2024, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi H. D., 56 vjeç, punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, i cili dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike disa metra larg vendit ku kryente shërbimin. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Poll