AKTUALITET /

Rasti “Balluku”, Dervishaj: Kushtetuesja dështoi në misionin e saj, tani SPAK nuk ka kufij dhe mund të luajë edhe rol politik

Shkruar nga Versus

Rasti “Balluku”, Dervishaj: Kushtetuesja dështoi në

Juristi i njohur Bledar Dervishaj ka analizuar zhvillimin kryesor të ditës së djeshme duke e konsideruar dështim të Gjykatës Kushtetuese faktin se nuk u zgjidh në mënyrë përfundimtare rastin "Balluku".

Sipas tij, duke e lënë çështjen pa zgjidhje dhe në konflikt të hapur midis pushteteve, atëherë kjo çështje tashmë ligjërisht, rikthehet edhe njëherë për shqyrtim në tryezën e një gjyqtari në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për shkak se ende nuk është shqyrtuar ankimi individual, ndaj masës së sigurimit “pezullim nga detyra”.

Shënimi i plotë i juristit: 

Në Kushtet, kur Gjykata Kushtetuese ditën e djeshme në datë 06.02.2026, nuk e përmbushi misionin e saj sublim, pra nuk e zgjidhi në mënyrë përfundimtare mosmarrëveshjen e lindur, duke e lënë çështjen pa zgjidhje dhe në konflikt të hapur midis pushteteve, atëherë kjo çështje tashmë ligjërisht, rikthehet edhe njëherë për shqyrtim në tryezën e një gjyqtari në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për shkak se ende nuk është shqyrtuar ankimi individual, ndaj masës së sigurimit “pezullim nga detyra”.

Kujtoj që, Gjykata e Posaçme e Apelit, në datën 18 dhjetor 2025, ka vendosur:

Pezullimin e shqyrtimit gjyqësor të çështjes nr.86 (61007-00414-87-2025), datë regjistrimi 11.12.2025, përsa i përket shqyrtimit të ankimit të ankueses B.B. ndaj vendimeve 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që ajo ka kundërshtuar caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, deri në zgjidhjen me vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese të çështjes së regjistruar për gjykim në atë gjykatë, me kërkues: Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt:

“(i) zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit e Këshillit të Ministrave dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë;

(ii) shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që ka vendosur masën ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, shtetases B.B. dhe pezullimin e këtij vendimi;

(iii) interpretimin e pikës 3 të nenit 103 të Kushtetutës”, çështje për të cilën Gjykata Kushtetuese ka disponuar me vendimin datë 12.12.2025: “Pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese

“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases B.B., sipas nenit 45 të ligjit organik të Gjykatës”.

Efektet që sjell dhe pasojat që krijohen nga lënia pa zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese, e një çështje me kaq rëndësi të lartë shtetërore, mbi një mosmarrëveshje të kësaj natyre midis tre degëve kryesore të pushteteve në Republikën tonë Parlamentare, janë shumë herë më të rënda, se sa ato pasoja me karakter individual.

Praktikisht, në këtë situatë amorfe, edhe pse e përkohshne pa zgjidhje, pra pa vendim të Gjykatës Kushtetuese, struktura e posaçme (gjyqësori dhe prokuroria), në kushtet kur nuk ka një zgjidhje përfundimtare të vendosjes së qartë të kufijve, balancës, dhe kompetencave midis pushteteve (ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor), ka në dorë praktikisht të zgjedhë, që rast pas rasti, ta luajë ose jo, një rol me karakter politik, kryesisht, për shkarkimin e një anëtari të Këshillit të Ministrave, duke diktuar, rast pas rasti, se kush dhe me kë do të qeverisë. Kjo qasje, nuk ka lidhje me emra individë lsh, apo fatin e tyre, politik apo ligjor. Jo.

Poll