Rivali i Ervis Martinaj, Leonard Duka do të ekstradohet drejt Shqipërisë nga Belgjika.
Shqipëria dhe Belgjika kanë gjetur marrëveshjen për ekstradimin e Dukës. Ai u arrestua në maj të këtij viti në Belgjikë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Duka ishte arrestuar dhe në shkurt të 2023 në Belgjikë por kishte qëndruar vetëm disa muaj në arrest, pasi ende nuk kishte marrëveshje për ekstradimin e tij.
Por pas megaoperacionit policor, Metamorfoza 2 ku u zbardhën biseda në Sky Ecc të kokave të krimit në Shqipëri dhe u zbardhën disa vrasje dhe tentativa për vrasje, Duka u shpall sërish në kërkim dhe më 18 maj u vu në pranga në Belgjikë.
Duka po gjykohet në mungesë për vrasjen e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Grupi Duka ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani.







