AKTUALITET /

Rrahu për vdekje 58-vjeçarin në mes të Athinës, flet shqiptari: Më zuri rrugën

Shkruar nga Versus

Rrahu për vdekje 58-vjeçarin në mes të Athinës, flet

Hetuesit kanë zbuluar detaje të reja për vdekjen e 58-vjeçarit grek mbrëmjen e djeshme në Neos Kosmos të Athinës.

Dyshohet se autori i dyshuar i krimit është një 29-vjeçar shqiptar një prej tre të arrestuarve për krimin e rëndë. Gjatë marrjes në pyetje, shqiptari ka treguar se nuk kishte qëllim të vriste 58-vjeçarin, por gjithçka ndodhi për shkak të gjaknxehtësisë. I riu shqiptar i tha policisë se ishte grindur me viktimën, pasi ky i fundit i kishte zënë rrugën. Fillimisht është dyshuar se 29-vjeçari shqiptar së bashku me dy grek e ndoqën qëllimisht për ta vrarë, por këto akuza janë hedhur poshtë.

Policia helene zbuloi se tre të rinj, dy grekë dhe një shqiptar, ishin pas makinës së 58-vjeçarit në dy motoçikleta. Autori i krimit i kishte kapur kokën 58-vjeçarit dhe e kishte goditur vazhdimisht në timon.

Autoritetet greke e gjetën viktimën brenda makinës të mbuluar me gjak, madje xhami i përparmë ishte i thyer.

Përveç tre të rinjve, u arrestua edhe babai i njërit prej tyre, pasi kur policia shkoi në shtëpinë e tij për një kontroll shtëpie, ai u përpoq të fshihte motoçikletën e të birit. Rezulton se tre të përfshirët kanë qenë më parë në paraburgim nga policia për vepra të ndryshme penale./Versus.al

 

Poll