AKTUALITET /

Rrugë, oborre dhe banesa nën pushtetin e ujit në Himarë, kryebashkiaku Tavo: Faji i intensitetit të lartë të reshjeve!

Nga shëtitorja Spile te lagjja Valta në Qeparo, ujërat e dalë nga kanalet kulluese të pamirëmbajtura kanë pushtuar rrugë, oborre dhe katet e para të banesave një skenar i parashikueshëm që Tavo premtoi ta parandalonte pas zgjedhjes së tij në 2024.

Shkruar nga Versus
Rrugë, oborre dhe banesa nën pushtetin e ujit në Himarë,
Pamje nga përmbytjet/ Kryetari i bashkisë Himarë, Vangjel Tavo

Përmbytjet masive në Himarë sot nuk janë një suprizë aktuale, por një përsëritje e turpshme e neglizhencës së Bashkisë nën udhëheqjen e Vangjel Tavos.

Nga shëtitorja Spile te lagjja Valta në Qeparo, ujërat e dalë nga kanalet kulluese të pamirëmbajtura kanë pushtuar rrugë, oborre dhe katet e para të banesave një skenar i parashikueshëm që Tavo premtoi ta parandalonte pas zgjedhjes së tij në 2024.

Reshjet intensive kanë bërë që përrenjtë të dalin nga shtrati, duke mbingarkuar kanalet kulluese që s’kanë parë investime bazë prej kohësh.

Në Spile, shembja e barrierave mbrojtëse ka lejuar ujin të derdhet mbi shëtitore, ndërsa në Qeparo, balta dhe inertet kanë bllokuar gjithçka.

Kjo nuk është forcë madhore natyre, por mungesë totale plane parandaluese kanale të bllokuara dhe pa kapacitet për prurje të larta.

Vetë kryetari Tavo shkruan se “infrastruktura kulluese nuk e përballoi dot intensitetin”, duke pranuar hapur paaftësinë e saj, por duke e hedhur fajin te moti.

“Intensiteti i lartë i reshjeve, në një kohë shumë të shkurtër, e bëri të pamenaxhueshme gjendjen dhe përballimin e ujit nga infrastruktura kulluese.
Jemi të gjithë në krye të detyrës për të punuar në normalizimin e gjendjes, riparuar dhe ç’bllokuar kanalet e bllokuara nga dheu dhe materialet inerte që kanë sjellë vërshimi i përrenjve”, shkruan kreu i Bashkisë Vangjel Tavo.

Ky dështim rrezikon jo vetëm pronat private, por edhe sezonin turistik të Himarës, duke e kthyer bregdetin në pikë të dobët kombëtare.

Tavo, i cili premtoi modernizim, ka dështuar në testin më elemental: mbrojtjen nga përmbytjet e përsëritura. /Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Poll