Në të gjithë burgjet e vendit ditën e sotme janë zhvilluar kontrolle të pa paralajmëruara për sende të paligjshme të të burgosurve nëpër qeli. Mësohet se në fokus të kontrolleve kanë qenë edhe kqyrja e kartelave të takimeve të të burgosurve.
Pas përfundimit të kontrolleve në të gjithë burgjet e vendit, janë zyrtarizuar edhe dy emërime të reja, Qazim Hoxha si drejtor i burgut të Elbasanit dhe Altin Ago si drejtor i burgut të Peqinit.
Kontrollet vijnë pasi ditë më parë bandës së Laert Haxhiut në burgun e Drenovës iu gjetën telefona me të cilët komunikonin ende për ngjarje kriminale. Ndërsa detajet e zbardhura më tej nxorrën në pah një vizitë të modeles nga Kosova Ziza Pajaziti në qelinë e Laert Haxhiut, të dënuarit përjetë për masakrën e Lushnjës dhe një sërë krimesh të tjera.
Gjithashtu u raportua se edhe i forti i Shkodrës Safet Bajri është takuar në qeli me 2 vajza të cilat thuhet se janë të njohura në shoëbizin shqiptar, por emrat e tyre nuk janë bërë me dije. Versus.al







