Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Europian, që do të zhvillohet më 16 maj në Tiranë. Në një deklaratë zyrtare për mediat, Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi, ka bërë me dije të gjitha masat e marra në funksion të garantimit të sigurisë së delegacioneve dhe qytetarëve, duke paralajmëruar bllokime të rrugëve dhe kufizime të qarkullimit në disa zona të kryeqytetit.
Policia e Shtetit ka parashikuar një sërë bllokimesh dhe devijimesh të qarkullimit, si dhe ndalime të parkimeve në disa rrugë kryesore të kryeqytetit.
Sipas Jaupajt, në datën 16 maj, nga ora 06:00 deri në orën 18:00, do të ketë bllokim të plotë të qarkullimit të automjeteve në zonën ku do të zhvillohet Samiti, përfshirë:
Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Rrugën “Papa Gjon Pali II”
Rrugën “Ismail Qemali”
Rrugën “Mustafa Matohiti”
Rrugën “Ibrahim Rugova”
Rrugën “Myslym Shyri”
Rrugën “Abdi Toptani”
Rrugën “George W. Bush”
Sheshin “Skënderbej” dhe segmentet përreth
Gjithashtu, më datat 14, 15 dhe 16 maj, në varësi të lëvizjes së delegacioneve, do të ketë bllokime të përkohshme të qarkullimit në akset që lidhin aeroportin me Tiranën, si dhe në rrugët që lidhin hotelet ku do të akomodohen delegacionet me vendin e zhvillimit të samitit.
Policia e Shtetit njofton se do të ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve në zonat e sipërpërmendura, si dhe në zonat rreth hoteleve:
“Marriott”, “Plaza”, “Tirana International”, “Rogner”, “MAK Albania”, “Hilton Garden Inn”, “Radisson Blu”, “Xheko Imperial”, “Ark Hotel”, “Holiday Inn” dhe “Diplomat 1”.
Po ashtu, do të ketë ndalim të hyrje-daljeve në garazhe në zonat e bllokuara, ndërsa të gjitha mjetet që do të konstatohet se janë parkuar në kundërshtim me planin e masave, do të tërhiqen nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe do të ndëshkohen sipas ligjit.
Në deklaratën e tij, Jaupi tha se janë marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe të shmangin lëvizjet në zonat e bllokuara gjatë datës 16 maj.
“Ftojmë qytetarët të kufizojnë lëvizjet me automjete në zonat që do të jenë të bllokuara dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të policisë. Këto masa janë të domosdoshme për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar”, tha ai.
Samiti i Komunitetit Politik Europian pritet të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Brigadave, ndërsa pjesëmarrës do të jenë dhjetëra liderë nga vendet e Europës dhe rajonit. Masat e sigurisë do të jenë maksimale dhe do të përfshijnë angazhimin e qindra efektivëve të rendit, FNSH-së, RENEA-s dhe Gardës së Republikës.
Njoftimi i Policisë:
BLLOKIM TË ZONËS SË SAMITIT
Nga ora 06:00 – 18:00 të datës 16.05.2025, do të jetë i paaksesueshem nga këmbësorë dhe mjete, i gjithë perimetri i sheshit ku do të zhvillohet aktiviteti, perimetër i cili përfshin rrugët:
Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi”, rrugën “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me rrugën e Kavajës, rrugën “Ded Gjo Luli”, rrugën “Urani Pano” në vazhdim rrugën e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George W. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.
Nisur nga ky perimetër kufizues i zonës:
o Bulevardi “Zogu i Parë” në drejtim të Sheshit “Skënderbej”, do të devijohet tek Ministria e Drejtësisë;
o Rruga e Durrësit do të devijohet tek Ministria e Arsimit dhe Sportit;
o Rruga e Kavajës do të devijohet tek semafori i “Tymit” ;
o Rruga “Myslym Shyri” do të devijohet tek degëzimi i rrugës “Sami Frashëri”;
o Rruga e Dibrës tek “Selvia” dhe rruga “Hoxha Tahsim” do të devijohen tek kryqëzimi i rrugës “Tefta Tashko”.
II. BLLOKIME TE AKSEVE RRUGORE
Bllokime të plota të akseve rrugore:
Për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” (dhe pikat e tjera të kalimit kufitare PKK Hani i Hotit dhe PKK Morinë) në drejtim të Tiranës:
a. Më datë 14.05.2025, nga ora 22:00 - 23.00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas - Hyrja të autostrada e re “Thumanë- Kashar”, Autostrada “Tiranë-Durrës” -Mbikalimi i Kasharit- Kryqëzimi tek ish-Sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” - rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit - Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës).
b. Më datë 15.05.2025, nga ora 08:00 – 24:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në intervalin kohor të lëvizjes së delegacioneve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas - Hyrja te autostrada e re “Thumanë-Kashar” - Autostrada “Durrës-Tiranë” - Mbikalimi i Kasharit - Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” - Unaza e Re krahu i Astirit - Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” - Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit - Hotel “Plaza” - Rruga “George W. Bush” - Rruga “28 Nëntori” - Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano”- Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”
c. Më datë 16.05.2025, nga ora 06:30 – 11:30, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas-hyrja e autostradës së re “Thumanë – Kashar”, Autostrada “Durrës-Tiranë-Durrës” - Mbikalimi i Kasharit - Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” - Unaza e Re krahu i Astir - Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” - Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër) - Rruga e Elbasanit - Hotel “Plaza” - Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” - Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”
d. Më datë 16.05.2025 nga ora 13:00-18:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Sheshi “Skënderbej” - Rruga George W. Bush” – Rruga e Elbasanit - Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër - Unaza e Re krahu i Astir - Autostrada “Tiranë-Durrës” - Autostrada e re “Thumanë-Kashar” - Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas.”
Sqarim: Rrugëkalimet do të jenë të bllokuara në të dy krahët, në momentin e kalimit të delegacioneve.
Nisur nga këto bllokime në këto orare, qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve luten të ndjekin udhëzimet e Policisë dhe të përdorin rrugët alternative që do të sugjerohen:
a. Për Rinas do jenë të aksesueshme akset:
o Rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas”;
o Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas:;
b. Për zonën e Astirit do jenë të aksesueshme rrugët lidhëse:
o Nënkalimi i “Pallatit me shigjeta”;
o Mbikalimi i rrugës “Teodor Keko” - Mbikalimi i sheshit “Shqiponja” - degëzimet lidhëse në rrugët dytësore.
c. Për zonën e qytetit “Studenti”, Rrugën “Qamil Guranjaku”, bllokun e vilave gjermane do të kenë akses me daljet në rrugët alternative me bulevardin “Bajram Curri”, në drejtim të Brylit.
d. Për hyrjen dhe daljen në spitalin “Shefqet Ndroqi”, tek rrethi i Sanatoriumit, do të kenë herë pas here devijime sipas orareve të delegacioneve dhe mund të kenë akses në rrugën “Pasho Hysa”, në drejtim të rrugës “Ali Demi”.
III. BLLOKIME TE PARKIMEVE
o Në rrugë të caktuara të kryeqytetit, do të ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve për një periudhë të përkohshme. Kjo masë do të jetë e vlefshme përgjatë ditës së samitit.
o Mjetet që shkelin këtë urdhër do të largohen me karrotrec dhe ndaj drejtuesve do të merren masat përkatëse administrative.
Më datat 15.05.2025 - 16.05.2025 do jenë të paaksesueshme parkimet publike/private:
o Në Rinas, 2 parkimet tek zona VIP dhe 2 parkimet private përballë zonës VIP.
o Në Tiranë, parkimet nëntokësore te sheshi “Skenderbej”, Hotel “Plaza”, Hotel “Tirana”, Godina “Torre Drini”, Qendra Tregtare “Toptani”, Kulla “Green Tower”.
Nisur nga kufizimet, këshillojmë evitimin e lëvizjes me mjete personale në drejtim të aeroportit “Nënë Tereza”.
I. KUFIZIME TE PJESESHME
Do të ketë kufizime të qarkullimit në zonat përreth vendeve ku zhvillohen aktivitetet e samitit. Më datat 15.05.2025-16.05.2025, do të ketë kufizim të përkohshëm të lëvizjeve të automjeteve në akset rrugore:
1. Hotel “MAK Albania” - Stadiumi “Air Albania” - Rruga “Dervish Hima” - Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush” - Rruga “28 Nëntori” -Rruga e Dibrës - Rruga “Urani Pano” – aktivitet;
2. Hotel “Marriot” - Rruga “Dervish Hima”- Rruga e Elbasanit- Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
3. Hotel “Rogner” - Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”-Rruga “Gjergj Filipi” -Rruga “Dervish Hima”, - Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
4. Hotel “Plaza” - Rruga “George W. Bush” - Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet, Hotel Tirana Internacional në aktivitet;
5. Hotel “Xheko Imperial” - Rruga “Ibrahim Rugova”, Rruga “Lek Dukagjini” -Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
6. Hotel “Radison” - Rruga “Hamdi Garunja”-Rruga e “Ullishtes”-Rruga e liqenit të thatë-Unazë e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” - Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
7. Hotel “Hilton” – Bulevardi ”Gjergj Fishta”-Rruga e Kavajës- Unaza e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
8. Hotel “Ark Boutique” - Rruga “Ibrahim Rugova” -Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”-Rruga “Dervish Hima”,Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush” -Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” - Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
9. Hotel “Diplomat 1” - Rruga “Sulejman Delvina”-Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”- Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” - Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
10. Hotel “Holiday In”, Rinas - Mbikalimi në Qafë Kashar - Autostrada Tiranë-Durrës -Mbikalimi i Kasharit- kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” - rrethrrotullimi i Saukut të vjetër - Rruga e Elbasanit - Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës);
(Kufizimet e mësipërme do të jenë më datë 15.05.2025, sipas orareve te lëvizjeve dhe më datë 16.05.2025, nga ora 08:00 deri në orën 11:00).
11. Më datë 15.05.2025, nga ora 19:00 – 24:00, do të ketë kufizime të pjesëshme të aksit: “Rruga e Elbasanit – Rrethi i Saukut – Autostradë – Rrethrrotullimi i “TEG” – Rezervat e Shtetit.”
V. NDALIMI, PUSHIMI DHE QËNDRIMI
o Më datat 15.05.205 dhe 16.05.2025, gjatë orarit 06:00-20:00, ndalohet qëndrimi dhe pushimi i automjeteve, nga rrethi i “Ekonomikut” - Rruga e Elbasanit - Rruga “George W. Bush” dhe te i gjithë perimetri që është devijuar.
Të nderuar qytetarë, bëjmë thirrje për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj. Gjithashtu, ju ftojmë të shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara dhe të respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë në terren.
Për informacione të përditësuara, ju mund të ndiqni njoftimet në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit dhe në rrjetet tona sociale, si dhe të telefononi në numrin 112 për çdo nevojë apo informacion të mëtejshëm.







