AKTUALITET /

Seancë në GJKKO për Bardh Spahinë/ Dëshmon ish punonjësi: Na largoi nga puna si komunist, nuk heq dorë nga gjyqi

Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca ndaj ish-kryetarit të Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, ku SPAK i ka ngritur akuzën për “pengim të ekzekutimit të vendimit të gjykatës”.

Shkruar nga Versus
Seancë në GJKKO për Bardh Spahinë/ Dëshmon ish
Bardh Spahia

Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca ndaj ish-kryetarit të Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, ku SPAK i ka ngritur akuzën për “pengim të ekzekutimit të vendimit të gjykatës”.

Mark Molla, personi që ka paditur Bardh Spahinë, është paraqitur në gjykatë në cilësinë e dëshmitarit të kërkuar nga Prokuroria. Ai ka qenë më herët drejtor i Ujësjellësit Shkodër dhe, me firmë të Spahisë, është larguar nga puna.

“Gjatë vitit 2022 kam qenë administrator te ujësjellësi. Kam bërë detyrën mirë. Ujësjellësi ka qenë ndër më të mirët në Shqipëri. Ka pas 0 fonde. Kam bërë kallëzim penal se ish-kryetarja në detyrë më ka emëruar 3 vjet me detyrë. I jam drejtuar Prokurorisë Shkodër, se jam njohur me shkresa zyrtare dhe jam njohur si njeri pa vlerë. Unë nuk jam leju me hy në ujësjellës. Kryetari ka shpërdoruar detyrën. Largimi nga puna ka qenë i menjëhershëm, pa asnjë qortim, as vërejtje dhe pa vendim asambleje.”- u shpreh ai.

Molla rrëfen sesi në ambientet ku punonte i kanë shkuar njerëz dhe i kanë thënë të lironte zyrën.

“Fillimisht ka larguar anëtarët e stafit mbikëqyrës rreth muajit qershor. Unë do kisha avokatin tim dhe të konsultohesha dhe mendoj se duhet të isha palë në proces. Fillimisht jam njohur me një urdhër largimi që më ka ardh me postë. Janë 3 vendimmarrje nga ish-kryetari Bardh Spahia.
Përveç meje, edhe dy anëtarët e stafit të ujësjellësit i janë drejtuar gjykatës. Unë kam vazhdu një periudhë kohe, teksa një ditë ka ardh në zyrë Ardi Cylybyli me disa njerëz të bashkisë dhe më ka dhënë me liru zyrën. Institucioni atë ditë ruhej nga policia bashkiake dhe Policia e Shtetit.
Atë ditë jam ndjerë keq dhe jam shtruar në spital 3 ditë. Nga 320 punonjës, ka nxjerr një urdhër që do futen vetëm 62 persona. Unë s’kam bërë asnjë dorëzim, zyra është thyer me shkresë.
Për largimin nga puna jam njoftuar nga posta dhe ma ka sjellë sekretaria e asamblesë.”- u shpreh ai.

Ai shprehet se Bardh Spahia veproi si komunist.

Këto vendimmarrje nuk janë bërë të ditura punonjësve të ujësjellësit.
Unë merakun tim e kam pas me shku te Bardhi kryetar bashkie dhe filloi luftën jo me burrni, por e vazhdoi me metodat e tij të ngjashme komuniste. Doja ta shikoja ballë për ballë.
Unë mendoj se asambleja ka pasur dijeni për largimin tim.
Gjatë vitit 2022 nuk ka pasur asnjë ankesë nga qytetarët.
Në lidhje me rrogat, i kam marrë nga data 1 deri më 5 çdo muaj. Edhe në lidhje me klorin, asnjë problematikë. Në lidhje me proceset gjyqësore, vijon vetëm dëmi ekonomik dhe nuk heq dorë.
Edhe sot po shpif në media. Procese të tjera që lidhen me punën nuk kam hapur akoma.”- përfundoi ai.

Poll