
Tiranë- Katër persona janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “Green” ku u sekuestruan 19 kg kanabis. Në pranga kanë rënë Gazmend Hoxha, Saimir Gerbaj, Aleksander Kili dhe Orgest Beqo.
Gjithashtu janë sekuestruar 1 pushkë dhe 200 fara kanabisi. Mësohet se droga ishte kultivuar në një shtëpi bari në jug të vendit dhe do shitej me 2 mijë euro kg.
Droga ishte fshehur në bagazhin e një automjeti tip "Benz". Drejtuesi i mjetit, Gazment Hoxha fillimisht ka kundërshtuar forcat e policisë. Grupi udhëtonte me 2 makina, njëra për mbikëqyrjen e rrugës, tjetra për transportin e drogës. Pas kontrollit të banesës së Aleksandër Kilit, një prej pasagjerëve në automjet, policia ka gjetur një armë zjarri tip "pushkë". Versus.al








