
Tiranë- Ndërkohë që e gjithë vëmendja është përqendruar tek të miturit dhe shkollat për shkak të ngjarjes së fundit të ndodhur që tronditi vendin, sot një tjetër sherr fizik është shënuar mes disa të miturve në kryeqytet.
Mësohet se 5 adoleshentë janë përfshirë në përplasjen fizike të ndodhur jashtë pallatit të sportit “Asllan Rusi” ku është dashur ndërhyrja e policisë për t’i neutralizuar.
Raportohet se një 13 vjeçar ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për mjekim në spital.
Ende nuk ka të dhëna lidhur me shkakun e sherrit, por grupi i policisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Kujtojmë se më 18 nëntor një ngjarje e rëndë pranë shkollës “Fan Noli” tronditi gjithë vendin pas vrasjes me thikë të një 14 vjeçari nga bashkëmoshatari i tij. Ngjarja nxorri zbuluar papërgatitjen e institucioneve arsimore dhe pasigurinë në shkolla duke nxitur edhe revoltën e prindërve të cilët zhvilluan disa protesta me kërkesë kryesore dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu. Versus.al








