
Policia e Shkodrës ka dhënë informacion paraprak në lidhje me ngjarjën e rëndë të regjistruar dtitën e sotme pranë shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka”.
Sipas uniformave blu dyshohet se dy vëllezërit me inicialet F.Th dhe K.TH kanë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë me thikë me shtetasin me inicialet A.K.
Të tre shtetasit janë dërguar në spital për mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).
Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin./Versus.al


