
Prokuroria e Beratit ka dhënë pretencën për Armando Kumarakun dhe nënën e tij Natasha Rombula të cilët akuzohen se kanë shfyrëzuar djalin 10 vjeçar për të marrë klikime në rrjetin social “TikTok”.
Për Kumarakun prokuroria ka kërkuar dënimin me 3 vite burg dhe heqjen e përgjegjësisë prindërore. Ndërsa për Natasha Rombulën u kërkua dënimi me 2 vite burg. Sipas hetimeve, nënë e bir, kanë komunikuar me fjalë banale me të miturin dhe e kanë detyruar atë të flasë në të njëjtën mënyrë në rrjetet sociale “Youtube” dhe “TikTok”.
Në seancë gjyqësore u arrit në përfundimin se i mituri 10 vjeçar ka qenë vazhdimisht i kërcënuar nga babai dhe gjyshja dhe është ekspozuar në rrjete sociale në mënyrë abuzive me gjuhë dhune dhe fjalor denigrues i cili nuk është i përshtatshëm për moshën e tij.
Gjithashtu është ekspozuar kundrejt lëndëve narkotike. Nxitja që babai dhe gjyshja i kanë bërë për të qenë pjesë e rrjeteve sociale pa dëshirën e tij, ka ndikuar në gjendjen e tij të rënduar emocionale dhe psikologjike për shkak të bullizimeve që ka përjetuar.
Denoncimi në polici për Kumarakun dhe Rombulën u bë nga nëna e të miturit. Versus.al








