AKTUALITET /

Shisnin kokainë dhe kanabis tek nxënësit e shkollave, goditet grupi në Kavajë! 13 të arrestuar

Shkruar nga Versus

Shisnin kokainë dhe kanabis tek nxënësit e shkollave, goditet

Durrës- Policia ka zhvilluar një operacion për kapjen e personave që merreshin me shpërndarjen e kanabisit në afërsi të shkollave të Kavajës. Në total janë identifikuar 15 persona që merreshin me këtë veprimtari kriminale, ndërsa janë arrestuar 13 prej tyre.

Të arrestuarit:

Renaldo Gjondeda, 35 vjeç, banues në Rrogozhinë;

Rudi Dimni, 29 vjeç, banues në Kavajë;

Elion Danai, 22 vjeç, banues në Kavajë;

Rexhep Lushka, 25 vjeç, banues në Kavajë;

Ramazan Kola, 19 vjeç, banues në Kavajë;

Alesio Shaba, 23 vjeç, banues në Kavajë;

Rei Shaba, 21 vjeç, banues në Kavajë;

Endri Meçja, 29 vjeç, banues në Kavajë;

Besnik Belba, 33 vjeç, banues në Kavajë;

Serxhio Abazi, 25 vjeç, banues në Kavajë;

Kujtim Veizi, 52 vjeç, banues në Kavajë;

Bardhyl Dumullaku, 50 vjeç, banues në fshatin Synej;

Arben Xhihani, 38 vjeç, banues në Kavajë.

Të arrestuarit shpërndanin kokainë dhe kanabis pranë ambienteve të shkollave duke pasur si blerës kryesorë nxënës nën moshë. Gjatë operacionit u zhvilluan kontrolle në banesat e të arrestuarve ku në total u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 80 doza kokainë, 620 doza kanabis, 3 silenciatorë, jelekë antiplumb dhe 19 celularë e pajisje për modifikimin e armëve.

Gjithashtu policia shpalli në kërkim 32 vjeçarin B.D ndërsa nisi hetimi në gjendje  të lirë për të riun N.M për përfshirjen në këtë veprimtari kriminale. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: