
Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, në lagjen “Partizani” të Shkodrës, një punonjës policie. është përfshirë në një aksident rrugor.
Sipas të dhënave paraprake nga Policia, shtetasi B. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka përplasur shtetasin P. K., 60 vjeç, i cili po kalonte në vijat e bardha për t’u nisur drejt shërbimit.
Fatmirësisht, efektivi i policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, në lagjen ‘Partizani’, shtetasi B. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin P. K., 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për të shkuar për të marrë shërbimin.
Punonjësi i Policisë ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.







