AKTUALITET /

Shkoi të festonte ndërkohë që SPAK e kërkonte për pastrim parash, gafa fatale e biznesmenit Ilir Shtufi

Shtufi dërgoi vendndodhjen në telefonin e gruas së tij ndërsa agjentët ndodheshin në vilën e tij në Tiranë.

Shkruar nga Versus
Shkoi të festonte ndërkohë që SPAK e kërkonte për
Ilir Shtufi, pronari i kompanisë së ndërtimit "Nova Construction"

Ilir Shtufi, biznesmeni shqiptar i arrestuar në Greqi në qershor të këtij viti nën dyshimin e përfshirjes në një skemë të pastrimit të parave, ishte larguar nga vendi një ditë para se SPAK të kryente operacionin në Shqipëri.

Ai kishte mbërritur në një hotel të Selanikut ku ishte ftuar nga një mik për të festuar ditëlindjen e fëmijës së tij. Pasi mbërriti në hotel, mëngjesin e ditës tjetër agjentët e BKH zbarkuan në vilën e tij në Tiranë.

Përmes telefonit të gruas, Ilir Shtufi, ka biseduar me njërin nga oficerët e BKH-së, ku ky i fundit i ka kërkuar që të paraqitet në një rajon policie ose të dërgonte një vendndodhje me mesazh.

Ilir Shtufi, i ka dërguar vendndodhjen oficerit të BKH-së dhe pas këtij veprimi, brenda pak minutave një patrullë e policisë së Selanikut ka shkuar në ambjentet e Hotelit dhe më pas ka arrestuar Ilir Shtufin në datën 12 qershor 2026.

Ky ishte veprimi që bëri të mundur arrestimin e biznesmenit i cili pritet që brenda pak ditëve të ekstradohet drejt Shqipërisë për procesin gjyqësor në dosjen ku akuzohet për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal. Shtufi ka kontraktuar dy avokatë të njohur në Greqi për të rrëzuar kërkesën e ekstradimit. Ndërsa në Shqipëri janë sekuestruar disa kompani të tij pas dëshmisë të të penduarit të drejtësisë Erjon Alibej i cili rrëfeu se Shtufi pastronte në ndërtim paratë e Artur Koçekut, një tjetër person i akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine. Versus.al

Poll