POLITIKË /

Mori dokumentin e kredisë 302 mln $ të qeverisë dhe ia mbathi, Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga Kuvendi

Shkruar nga Versus

Mori dokumentin e kredisë 302 mln $ të qeverisë dhe ia mbathi,

Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt nga seancat plenare të Kuvendit. Shkak është bërë ngjarja e ndodhur ditën e djeshme kur kreu i partisë “Mundësia” mori dokumentin konfidencial të kredisë prej 302 milionë dollarësh nga SHBA për blerjen e pajisjeve ushtarake.

Pavarësisht se e ktheu sërish dokumentin, veprimi i Shehajt u dënua nga zyrtarët socialistë dhe kryeministri Edi Rama i cili bëri thirrje që SPAK të hetojë rastin sepse marrëveshja që Shehaj mori ishte konfidenciale pavarësisht se u votua me 74 vota nga socialistët në Kuvend.

Sot deputeti socialist Ulsi Manja tha se rasti i ndodhur dje ishte i paprecedentë pasi nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një deputet të merrte marrëveshjen konfidenciale.

Dje një prej punonjëseve të Kuvendit u lëndua pasi u rrëzua teksa ndiqte Shehajn për t’I marrë dokumentin e marrëveshjes. Versus.al

Poll