
Vlorë- Dy automjete tip “Ford dhe ‘Volkswagen” janë shkrumbuar gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen “Rilindja”.
Të dyja makinat kanë qenë të parkuara poshtë pallatit.
Sipas policisë, dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie për shkaqe ende të panjohura. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit/ëve. Versus.al







