
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë, ku një fikëse zjarri ka shpërthyer brenda një marketi në zonën e Rrugës së Dibrës.
Nga incidenti ka mbetur i plagosur një punonjës rreth 30 vjeç, i cili është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit./Versus.al






