AKTUALITET /

Shqiptarët, “truri” i rrjeteve ndërkombëtare të drogës! Çfarë u sekuestrua nga operacioni Finlandë-SPAK

Një operacion ndërkombëtar i nisur dy vite më parë në Finlandë ka çuar në goditjen e një rrjeti të gjerë trafiku droge, ku shqiptarët rezultojnë të jenë organizatorët kryesorë.

Shkruar nga Versus
Shqiptarët, “truri” i rrjeteve ndërkombëtare të
Konferenca e SPAK

Një operacion ndërkombëtar i nisur dy vite më parë në Finlandë ka çuar në goditjen e një rrjeti të gjerë trafiku droge, ku shqiptarët rezultojnë të jenë organizatorët kryesorë. Hetimi, i zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme SPAK, ka çuar në arrestimin e 55 personave dhe sekuestrimin e një sasie të madhe narkotikësh.

Sipas autoriteteve finlandeze, nga operacioni janë sekuestruar 300 kilogramë lëndë narkotike, të trafikuara kryesisht nga Spanja dhe Holanda. Nga kjo sasi, 170 kg ishin metamfetaminë, 10 kg kokainë, 100 kg marijuanë, ndërsa pjesa tjetër përbëhej nga tableta narkotike.

“Dua të përgëzoj të gjithë kolegët që morën pjesë në këtë operacion sot në mëngjes. Dua të përgëzoj SPAK për bashkëpunimin gjatë dy viteve të fundit. Dy vite më parë u ndërmor një hetim në shkallë të gjerë, u arrestuan 55 shtetas, u sekuestruan rreth 300 kg lëndë narkotike e trafikuar nga Spanja dhe Holanda. 170 kg amfetaminë, 10 kg kokainë, rreth 100 kg marihuanë dhe disa tableta lëndësh narkotike. Gjatë hetimeve në Finlandë, u bë e qartë se drejtuesit kryesorë të këtij trafiku ishin shtetas shqiptarë,” deklaroi një zyrtar i lartë i hetimit."- u shpreh komisari nga Finlanda.

Operacioni konsiderohet një nga goditjet më të mëdha ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës me origjinë nga Ballkani, duke ekspozuar edhe një herë rolin qendror të rrjeteve shqiptare në qarkullimin e narkotikëve në Europën Veriore. Versus.al

Tags:

finlande spak

Poll