AKTUALITET /

Shqiptarja i vë flakën makinës së ish-bashkëshortit pakistanez! Shkak xhelozia

Shqiptarja ka djegur edhe makinën e një gruaje që ishte e parkuar në oborrin e banesës së ish-bashkëshortit të saj pakistanez.

Shkruar nga Versus

Shqiptarja i vë flakën makinës së ish-bashkëshortit

Greqi- Një 54 vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia greke pasi u vuri flakën dy automjeteve në zonën e njohur si Linoperamata.

Shqiptarja akuzohet se gjatë pasdites të së shtunës, i ka vënë flakën makinës s ëish-bashkëshortit pakistanez dhe një makine tjetër të parkuar në të njëjtin oborr me këtë të fundit, që mësohet se i përket një gruaje.

Dyshohet se gruaja shqiptare e ka kryer këtë akt si hakmarrje pas ndarjes nga bashkëshorti pakistanez. Versus.al

Poll