AKTUALITET /

SKANDAL/ Dogana në Durrës bllokon miell për pica jashtë afatit të përdorimit

Dogana e Durrësit ka bllokuar 7.650 kg miell jashtë afatit të përdorimit gjatë një kontrolli në një subjekt tregtar, duke përfshirë miell orizi dhe miell për pica. Autoritetet kanë nisur procedurat ligjore në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Shkruar nga Versus

SKANDAL/ Dogana në Durrës bllokon miell për pica jashtë

Gjatë një kontrolli të ushtruar në ambientet e një subjekti tregtar të autorizuar për përdorimin e Regjimit të Përpunimit Aktiv, dogana ka bllokuar një sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore jashtë afateve të përdorimit.

Sipas njoftimit zyrtar, punonjësit kanë konstatuar dhe bllokuar 2.500 kilogramë miell orizi me datë skadence 1 prill 2025 dhe 5.150 kilogramë miell për pica me datë skadence 7 prill 2025. Në total, bëhet fjalë për 7.650 kilogramë miell të cilat rezultonin jashtë afatit të përdorimit.

Dogana e Durrësit ka nisur procedurat përkatëse në bashkëpunim me Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duke vepruar sipas kompetencave ligjore deri në asgjësimin e mallit të bllokuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka theksuar angazhimin e saj për zbatimin e ligjit dhe ka apeluar ndaj operatorëve ekonomikë që të respektojnë detyrimet ligjore, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve./Versus.al

Poll