AKTUALITET /

Skandal me specat e kuq nga Shqipëria, BE: U gjetën tre lloje pesticidesh, të tërhiqen nga tregu

Shkruar nga Versus

Skandal me specat e kuq nga Shqipëria, BE: U gjetën tre lloje

Ditën e djeshme një kompani e tregtimit të produkteve ushqimore në Slloveni bëri thirrje që specat shqiptare me përmbajtje pesticidesh të tërhiqen nga tregu. Sot alarmi është ngritur edhe nga agjencia e Bashkimit Evropian për sigurinë ushqimore “RASFF”.

Në njoftimin e bërë publik, agjencia e BE e konsideron situatën tepër serioze, ndërsa thekson se nga analizat e kryera ka rezultuar që në specat e Shqipërisë u gjetën 3 lloje të ndryshme pesticidesh, konkretisht: Formetanate, Acetamiprid dhe Flonicamid.

Skandal me specat e kuq nga Shqipëria, BE: U gjetën tre lloje Skandal me specat e kuq nga Shqipëria, BE: U gjetën tre lloje  

Pas gjetjes së pesticideve në specat e kuq, BE ka njoftuar Shqipërinë si vend i origjinës si dhe Kroacinë e Austrinë ku do të eksportoheshin këto produkte. Në listë ishte edhe Sllovenia e cila ngriti e para alarmin duke kërkuar që specat shqiptare të tërhiqen nga tregu. Versus.al

Poll