AKTUALITET /

Skandal në Spitalin e Shkodrës! Mungesa e gjeneratorit lë sallat pa energji, shtyhen operacionet për dhjetëra pacientë

Operacionet në Spitalin e Shkodrës pezullohen pas ndërprerjes së energjisë dhe mungesës së gjeneratorit, duke lënë dhjetëra pacientë në pritje të ndërhyrjeve urgjente.

Shkruar nga Versus

Skandal në Spitalin e Shkodrës! Mungesa e gjeneratorit lë sallat

Një situatë problematike është raportuar sot në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndërprerja e energjisë elektrike ka sjellë pezullimin e ndërhyrjeve kirurgjikale.

Sipas burimeve, mungesa e një gjeneratori funksional ka lënë sallat e operacionit pa furnizim me energji, duke bërë që mjekët të refuzojnë kryerjen e ndërhyrjeve për të shmangur rrezikun për jetën e pacientëve.

Për pasojë, dhjetëra operacione janë shtyrë pa afat, ndërsa pacientët mbeten në pritje të një zgjidhjeje për rifillimin e normalitetit në shërbimin spitalor./Versus.al

Poll