AKTUALITET /

"S'kthehem në shtëpi nëse nuk gjej punë", fjalët e fundit të ish-policit që u vetëvra duke u djegur në makinë

27 vjeçari ishte përjashtuar nga radhët e policisë në 2023-in për shkak se kishte humbur armën e shërbimit si pasojë e gjendjes së tij psikologjike.

Shkruar nga Versus
"S'kthehem në shtëpi nëse nuk gjej punë",
I ndjeri, Artjon Xhelo

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë e ndodhur në Qafën e Llogarasë tronditi opinionin publik. Një 27 vjeçar i identifikuar si Artjon Xhelo u gjet i vdekur brenda makinës së tij të djegur. Pas zbardhjes së ngjarjes u mësua se kemi të bëjmë me një rast vetëvrasje pasi i riu vuante nga problemet e depresionit.

Pasi kishte dalë nga shtëpia mësohet t’u jetë drejtuar familjarëve me fjalët: Nuk kthehem në shtëpi nëse nuk gjej punë sot”.

27 vjeçari kishte shërbyer më herët në sektorin e forcave “Shqiponja” në Berat, por për shkak të problemeve psikologjike, duke qenë se vuante nga ankthi, u transferuar në postën e policisë së Poliçanit ku humbi armën e shërbimit.

Për shkak të këtij gabimi, ndaj tij u vendos masë disiplinore. Xhelo nuk dha dorëheqjen, por në 2023-in u përjashtua nga radhët e policisë dhe mbeti i papunë. Kjo ka qenë arsyeja kryesore që ndikoi në përkeqësimin e tij dhe e shtyu që t’i jepte fund jetës duke u lyer me benzinë dhe duke i vënë flakën vetes. Versus.al

Poll