AKTUALITET /

“Sonte ke rastin”, zbardhen mesazhet e vrasësit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramazan Mataj

Shkruar nga Versus
“Sonte ke rastin”, zbardhen mesazhet e vrasësit të
Autori Arjon Hasaj dhe viktima Ramazan Mataj

Mbrëmjen e 4 janarit, i riu Ramazan Mataj banues në fshatin Dragoç të Shkodrës, u ekzekutua me breshëri automatiku brenda automjetit të tij tip “Benz”.

Pas zbardhjes së ngjarjes, u mësua se autor kishin qenë vëllezërit Arjon Hasaj (ekzekutori) dhe Klisman Hasaj (bashkëpunëtori), të cilët më vonë në gjykatë pretenduan se vrasjen e kishin bërë për të mbrojtur nderin e të motrës, të cilës sipas tyre viktima i kishte prishur 2 martesa.

Vetë vëllezërit treguan kurthin që kishin ngritur për 31 vjeçarin të cilit i kishin shkruajtur në rrjetet sociale me një adresë me emër femre. Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar në “Top Story” një pjesë të bisedës të viktimës me të atin para se të dilte nga shtëpia dhe një prej mesazheve që i kishte mbërritur në telefon nga ekzekutori i maskuar me profil femre në rrjetet sociale.

Mesazhet e lexuara nga Anila Hoxha:

Babai: Pse kaq vonë mor bir?

Ramazan Mataj: Lam takim për t’u njohur me një vajzë, se kam qëllime serioze, ajo do të dalë me një shoqe.

Autori i kamufluar si një vajzë: Nëse nuk beson mos më shkruaj, sonte ke rastin shi është duke rënë, bukur do ishte.

Për dy vëllezërit, është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” ndërsa në Postribë, familja Hasa është ngujuar nën frikën e një gjakmarrje të mundshme. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: