AKTUALITET /

"Sot jam dhe më i penduar", Buzhala për sulmin ndaj analistit: U angazhova në Tiranë të rregulloj imazhin

Shkruar nga Versus

"Sot jam dhe më i penduar", Buzhala për sulmin ndaj

Analisti Berat Buzhala ka reaguar sërish për ngjarjen e paprecedentë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” ku sulmoi analistin tjetër Albatros Rexhaj.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale ai thotë se nga kjo ngjarje mësoi se kur nuk është i gatshëm t’i menaxhojë emocionet nuk duhet të shkojë në emision. Ndërsa shtoi më tej se gjatë ditës së sotme ishte angazhuar në Tiranë për të përmirësuar imazhin duke u bërë shërbime të vogla qytetarëve.

Postimi i Buzhalës:

Mësimi është ky: Nëse nuk mundesh me i menaxhu emocionet, polemikat dhe debatet, mos shko në debat, mos shko në emision.

Kurre nuk me ka ndodhë ne jetën teme një gjë e tillë. Sot jam edhe ma i pendumë se sa mbramë. Fatbardhësisht nuk ka pasë goditje, ka pasë shtyrje.

Studiot televizive nuk janë për me shite trimni.

.....

Përndryshe sot nëpër Tirane, tanë ditën jam angazhu me e përmirësu imazhin tem.

Nëpër qendra tregtare ju jepsha përparësi, jau bajsha keset deri te kerri, një femije i thash që shtinma dorën ne gojë, as nuk kafshoj as sen.

Vec është në burg Erioni se deshta me u lajmëru vullnetarisht në Bashki, me kry punë komunitare. Me fshi dicka. Versus.al

Poll