
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili që prej 21 tetorit të vitit të kaluar mbahet në paraburgim, del sot në orën 11:30 në Gjykatën e Posaçme ku kërkon zbutjen e masës së sigurisë.
Burime bëjnë me dije për Versus.al se hetimet e SPAK kanë zbuluar një tjetër episod korrupsioni të Metës dhe Kryemadhit. Bëhet fjalë për një kartë bankare që rezulton të jetë përdorur nga ish-çifti për shpenzime të ndryshme. Kjo kartë bankare “amerikan express” iu vu në dispozicion nga biznesmeni Ardian Shatku i cili e kishte përdorur më herët.
SPAK pritet të saktësojë për Metën episodin që lidhet me akuzën e lobimit të ish-LSI në SHBA, pas inga letërporositë janë zbuluar të dhëna të reja mbi pagesat dhe kontratën. Pas kontratave të publikuara me 3 kompani të ndryshme, Meta mohoi akuzat duke thënë se ai vetë nuk ka autorizuar veprime të paligjshme, duke u përpjekur në këtë mënyrë të ‘shmangë përgjegjësinë’.
Ndaj Metës dhe Kryemadhit po kryhen hetime pasi akuzohen për tre vepra të ndryshme penale, konkretisht: pastrim parash, korrupsion pasiv dhe fshehje pasurie. Versus.al







