AKTUALITET /

SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike

Jonaid Myzyri u hetua për tenderin 2.2 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve në veri

Shkruar nga Versus

SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj ish-kreut të

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i është drejtuar Gjykatës së Posaçme (GJKKO) me kërkesë për pushimin e çështjes penale ndaj ish-kreut të Agjencisë së Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri.

Myzyri, së bashku me katër anëtarë të tjerë të komisionit, ishte vënë nën hetim në lidhje me një procedurë tenderuese të zhvilluar në vitin 2020, me vlerë rreth 2.2 milionë euro. Tenderi kishte si objekt mirëmbajtjen e disa segmenteve rrugore në veri të vendit, konkretisht aksin Rrëshen (Ura e Fanit)–Shpal, Shpal–Qafë Bene–Hadroj dhe Shpal–Ura e Repsit.

Hetimet u fokusuan në dyshimet për shkelje të procedurave të prokurimit publik dhe favorizim të mundshëm gjatë zhvillimit të tenderit. Në kuadër të kësaj çështjeje, më herët, me vendim të GJKKO-së, Myzyri ishte pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve.

Megjithatë, pas shqyrtimit të provave dhe rrethanave, SPAK ka vlerësuar se nuk ka elementë të mjaftueshëm për të vijuar ndjekjen penale, duke kërkuar kështu pushimin e çështjes.

Tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Posaçme, e cila do të vendosë nëse do të pranojë kërkesën e prokurorisë dhe do të mbyllë përfundimisht këtë procedim penal.

 

Poll