BOTA /

“Plotësisht i gatshëm...” ​​Djali i Bidenit sfidon djemtë e Trump në një “luftë në kafaz”

Tensionet politike në SHBA “kalojnë në ring”: përplasje e mundshme mes djemve të Biden dhe Trump Hunter Biden shpreh gatishmëri për ndeshje MMA me Eric Trump dhe Donald Trump Jr.

Shkruar nga Versus

“Plotësisht i gatshëm...” ​​Djali i Bidenit sfidon

Në një klimë politike gjithnjë e më të tensionuar në Shtetet e Bashkuara, përplasjet mes familjeve të dy ish-presidentëve mund të kalojnë nga politika në sportin e arteve marciale mikse (MMA).

Hunter Biden, djali i ish-presidentit demokrat Joe Biden, ka deklaruar se është “plotësisht i gatshëm” për një ndeshje në kafaz kundër Eric Trump dhe Donald Trump Jr., djemve të ish-presidentit republikan Donald Trump.

Deklarata e tij u bë në një video të publikuar nga influencuesi amerikan Andrew Callaghan, i cili tha se po përpiqet të organizojë një përballje simbolike në kafaz mes tyre. Sipas Hunter Biden, ai është i hapur për këtë ide nëse organizimi bëhet realitet.

Deri tani, nuk ka pasur asnjë reagim nga Eric Trump apo Donald Trump Jr., të cilët janë më të rinj në moshë se Hunter Biden.

Marrëdhëniet mes dy familjeve politike kanë qenë prej vitesh të tensionuara, veçanërisht gjatë garës presidenciale të vitit 2020, kur Joe Biden mundi Donald Trump. Gjatë kësaj periudhe, Hunter Biden u bë shpesh objekt sulmesh politike dhe personale nga ish-presidenti republikan.

Ideja e një përballjeje të tillë rikthen në vëmendje edhe premtime të ngjashme të parealizuara në botën e teknologjisë, si ndeshja e propozuar më parë mes Elon Musk dhe Mark Zuckerberg.

Ndërkohë, vetë Donald Trump, i njohur për interesin e tij ndaj MMA, ka planifikuar gjithashtu një event sportiv më 14 qershor, që përkon me ditëlindjen e tij, duke shtuar edhe më shumë vëmendjen rreth kësaj narrative të pazakontë politike dhe sportive.

 

Poll