AKTUALITET /

SPAK kontrolle në 4 ambiente në Berat, një i arrestuar! Sinjali u dha nga belgët

Shkruar nga Versus

SPAK kontrolle në 4 ambiente në Berat, një i arrestuar! Sinjali u

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar disa kontrolle në 4 ambiente të ndryshme në Berat pas një letërporosie nga autoritetet belge.

Gjatë kontrolleve në banesën e 33 vjeçarit të arrestuar me iniciale H.V, u gjetën dhe sekuestruan 1 kartë ID dhe një patentë false. Gjithashtu u gjetën 1 elektroshik dhe disa fishekë arme gjahu.

“Si rezultat i kontrolleve të kryera në 4 ambiente, në bashkëpunim me SPAK-un, me BKH-në dhe me Prokurorinë e Beratit, në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Berat arrestuan në flagrancë shtetasin H. V., 33 vjeç. Në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”, u gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi për automjet, të dyshuara false, si dhe 1 elektroshok dhe disa fishekë arme gjahu”- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Tags:

spak

Poll