
Në konferencën e përbashkët mes prokurorëve të SPAK dhe prokurorëve italianë lidhur me operacionin “Ura” për të cilin u lëshuan 52 masa sigurie në të dy vendet, u bënë me dije edhe detaje sa i takon sekuestrimit të pasurive që dyshohet se janë siguruar nga aktiviteti i trafikut të drogës dhe të personave të arrestuar.
Mësohet se nën sekuestro janë vendosur këto prona:
Lokali “Marquez” i Ervin Zeqirit në Durrës
Bar-Restoranti “Feliz Vinum” i Adi Çobës
Kompania “Majestic Konstruksion” e Juxhin Drazhit
Bar-Restoranti “Portside” i Ervis Doçit i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”, nipi i Xhevdet Troplinit
Kompania “Dubai Inn” e Nexhemedin Danajt
Televizioni ‘Vlora Cable’ po ashtu e Nexhmedin Danajt
Kompani e shitblerjes së makinave në pronësi të Olgert Shqevit.
Deri më tani mësohet se nga 29 masat e sigurisë të lëshuara në Shqipëri, janë ekzekutuar vetëm 10 prej tyre. Mes të arrestuarve janë edhe dy punonjës policie, njëri prej të cilëve drejtues i lartë. Të dy dyshohet se janë përfshirë në rast korrupsioni dhe shpërdorimi detyre.
I arrestuar është edhe Ligor Çombashi, pronari i agjencisë së udhëtimeve ‘Ligor Travel’ i cili dyshohet se ndihmonte grupin kriminal duke sjellë paratë ‘cash’ me autobusë nga bari në Shqipëri.
Gjithashtu edhe avokati Armand Tragaj, dyshohet se ka ndërhyrë në disa raste për ndikim të paligjshëm tek 8 zyrtarë. Persona të tjerë të akuzuar si pjesë e grupit kriminal me bazë në Durrës:
Ervis Doçi (Visi i Pojës)
Gerti Aliu
Adi Coba
Ervis Deti
Agron Ganaj
Nuredin Kiptiu
Arsen Leskaj
Erigels Presi
Leonard Shakaj
Zeni Shtraza
Genci Telollari
Redi Tusha
Ekil Nderjaku
Indrit Tafili.
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Versus.al







