AKTUALITET /

Pjesë e trafikut të drogës drejt Italisë, ‘Visi i Pojës’ në kërkim! Nipit të Xhevdet Troplinit vitin e kaluar iu gjetën 3 mln euro

Pavarësisht kontrolleve, nipi i Xhevdet Troplinit nuk u gjet në Durrës.

Shkruar nga Versus

Pjesë e trafikut të drogës drejt Italisë, ‘Visi i

Ervis Doçi i njohur ndryshe si “Visi i Pojës” është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Ura” i kryer si bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe antimafias italiane.

Sipas SPAK, dyshohet se Doçi ishte pjesë e grupit të fuqishëm kriminal që trafikonte kokainë me autobusë nga Shqipëria drejt Italisë.

Agjentët e BKH kryen kontrolle në Durrës, por asnjë gjurmë nuk u gjet nga “Visi i Pojës” i cili rezulton të jetë nipi i një personazhi tjetër të njohur për autoritetet policore, Xhevdet Troplini, me nofkën “Poja”.

Doçi ka qenë i shpallur në kërkim nga SPAK që prej muajit maj të vitit të kaluar ku gjatë kontrollit iu gjetën para cash dhe aksesorë me vlerë deri në 3 milionë euro. Versus.al

Poll