Live Updates /

Goditet grupi kriminal që trafikonte drogë në Itali, qendra në Durrës! 52 urdhër-arreste! Sekuestrohen mln euro dhe TV e biznesmenit në Vlorë

*Një operacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar në Shqipëri dhe Itali për goditjen e një grupi të fuqishëm kriminal që trafikonte kokainë drejt Italisë. Në total janë lëshuar 51 masa sigurie dhe 1 urdhër ndalimi, prej të cilave janë ekzekutuar vetëm 42 masa sigurie. *29 prej këtyre masave janë lëshuar në Shqipëri, prej të cilave janë ekzekutuar vetëm 10. Në total janë regjistruar 30 episode të trafikut të drogës drejt Italisë me vlerë 7 milionë euro. Hetimet për grupin kanë nisur në shtator të vitit 2021 dhe kanë përfunduar në 2022. Kanë qenë autoritetet italiane që kanë zbardhur komunikimet në ‘SkyEcc’ mes anëtarëve të grupit. *Një prej personave të shpallur në kërkim është Ervis Doçi ose “Visi i Pojës” i cili rezulton të jetë nipi i Xhevdet Troplinit, një personazhi gjithashtu të njohur për policinë. Doçit në maj të vitit të kaluar iu gjetën në banesë aksesorë dhe para “cash” deri në shumën 3 milionë euro. *Gjithashtu janë sekuestruar 3 restorante, 1 bar kafe dhe 6 kompani në Durrës, ndërsa në Vlorë është sekuestruar një television privat në pronësi të Nexhmedin Danajt.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një operacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar në Shqipëri dhe Itali për goditjen e një grupi të fuqishëm kriminal që trafikonte kokainë drejt Italisë. Në total janë lëshuar 51 masa sigurie dhe 1 urdhër ndalimi, prej të cilave janë ekzekutuar vetëm 42 masa sigurie. *29 prej këtyre masave janë lëshuar në Shqipëri, prej të cilave janë ekzekutuar vetëm 10. Në total janë regjistruar 30 episode të trafikut të drogës drejt Italisë me vlerë 7 milionë euro. Hetimet për grupin kanë nisur në shtator të vitit 2021 dhe kanë përfunduar në 2022. Kanë qenë autoritetet italiane që kanë zbardhur komunikimet në ‘SkyEcc’ mes anëtarëve të grupit. *Një prej personave të shpallur në kërkim është Ervis Doçi ose “Visi i Pojës” i cili rezulton të jetë nipi i Xhevdet Troplinit, një personazhi gjithashtu të njohur për policinë. Doçit në maj të vitit të kaluar iu gjetën në banesë aksesorë dhe para “cash” deri në shumën 3 milionë euro. *Gjithashtu janë sekuestruar 3 restorante, 1 bar kafe dhe 6 kompani në Durrës, ndërsa në Vlorë është sekuestruar një television privat në pronësi të Nexhmedin Danajt.

10 Postime
6 ORE ME PARE

Trafik heroine nga Porti i Durrësit, detaje nga dosja: Adi Çoba "koka" e grupit! Dumani ‘fundosi’ grupin e Troplinëve

Goditet grupi kriminal që trafikonte drogë në Itali, qendra
Nuredin Dumani, Xhevdet Troplini

Detaje të reja janë zbardhur nga megaoperacioni antidrogë i zhvilluar mes Italisë dhe Shqipërisë ku u lëshuan në total 52 urdhër-arreste. Dosja e siguruar nga autoritetet italiane zbulon rolin e secilit prej anëtarëve të grupit kriminal me qendër në Durrës.

Erigels Presi në bashkëpunim me xhaxhain e tij Genci Telollari dhe Gerti Aliun krijuan kanale të pavarura furnizimi me heroinë të pastër duke vepruar nën organizatën e drejtuar nga Redi Tusha dhe të shqiptarëve të tjerë si Orges Molla dhe Pirro Capi. Këto grupe e merrnin heroinën nga Turqia dhe e transportonin në Itali nëpërmjet shoferëve të kamionëve ose punëtorëve detarë në bordin e trageteve Durrës-Bari.

Ervis Doçi me nofkën “Visi i Pojës’ duke qenë se është nipi i Xhevdet Troplinit, personazhi të njohur të botës së krimit, konsiderohet nga autoritetet italiane si ndër kryesorët për funksionimin e rrjetit të trafikut të drogës së bashku me Adi Çobën i cili konsiderohet si "koka" e funksionimit të këtij rrjeti trafiku.

Goditet grupi kriminal që trafikonte drogë në Itali, qendra

Marrëdhënien mes tyre në trafikun e kokainës dhe heroinës drejt Italisë dhe vendeve të BE, e zbuloi bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani i cili ka dhënë detaje konkrete mbi grupet kriminale, përfshirë edhe grupin e kryesuar kohë më parë nga Xhevdet Troplini. Rrëfimi i tij ka ndihmuar në ndërtimin e një panorame të qartë mbi trafikun ndërkombëtar të drogës, përfshirjen e disa personave kyç, itineraret e përdorura për transportin e lëndëve narkotike dhe metodologjinë e shpërndarjes. Informacionet e siguruara prej tij janë përdorur nga autoritetet italiane dhe kanë qenë thelbësore për të ngritur akuza ndaj personave për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste. Versus.al

6 ORE ME PARE

Operaconi antidrogë, Berisha: Punën e bërë nga antimafia italiane, SPAK-u sodit! Dumani ka njoftuar kokën e Portit të Durrësit të arratiset

Goditet grupi kriminal që trafikonte drogë në Itali, qendra

Ish kryeministri Berisha ka bërë një reagim sa i takon megaoperacionit të bërë nga SPAK dhe antimafia italiane. Kreu i PD-së shprehet se kjo është një punë falë vullnetit të antimafies italiane se SPAK-u në Shqipëri vetëm sodit. Nga ana tjetër ai akuzoi Dumanin se ka njoftuar kreun e Portit të Durrësit nga ku hyn e gjithë kokaina, Ervis Doçin të arratiset.

Sipas tij asnjë prej këtyre zhvillmeve nuk bëhet pa miratimin e Edi Ramës të cilin e quajti Toto Rina dhe Olsi Ramës.

“Spak ka muaj vite që sodit, sbën asgjë. Keksponenët kryesorë u njoftuan dhe ikën, por përgëzoj antimafien talian institucion i shkëlqyer, jo vetëm në Itali po edhe në Shqipëri.

Ervis Doçi dhe Vis Poja kanë gjithçka me licencë të Edi Ramës dhe Olsi Ramës. Prapë qëndronjnë ata që ua kanë dorëzuar Portin e Durrësit, ia kanë dorëzuar Troplinëve. Ata i kanë njoftuar të ikin, Toto Rino është në kryeministri, ai mini totorina iku. Ai (Dumani) s’na dha gjeneralitete, ke arrestuar pastrues e shoferë, kush e njoftoi Doçin të ikte ai? Ai ishte padroni i Portit. Ai ka në dorë Duanin dhe Ulsiun. Këto janë të vërteta. Unë shpreh vlerëimin më të madh se ajo pak luftë që është bërë nga antimafia italiane. Altin Hajri, me dosjen që është marrë direkt nga Dumani, ka shkuar te kandidatja jonë në fshatin Hardhishtë për t’i bërë presion. Hajri ka me vete Dumanin.”- tha Berisha. Versus.al

7 ORE ME PARE

Detaje/ Kush është pronari i televizionit në Vlorë që u sekuestrua nga SPAK! Kishte rol kyç në grupin kriminal të trafikut të drogës

Goditet grupi kriminal që trafikonte drogë në Itali, qendra
Foto montazh: Nexhmedin Danaj/ Algerta Fejzullahu

Prokurori Vladimir Mara ka dhënë detaje nga goditja e grupit të fuqishëm kriminal të trafikut të drogës në Shqipëri ku u lëshuan 52 masa sigurie në vendin tonë dhe Itali.

Ai u shpreh se mes sekuestrimeve të tjera ka qenë edhe një televizon në Vlorë.  Mësohet se televizioni në fjalë është "Tv Kabllor Vlora Cable" në Vlorë në emër të biznesmenit, Nexhmedin Danaj.

Po kush është Nexhmendin Danaj:

Nexhmendin Danaj biznesmeni dhe pronari i televizionit të sekuestruar në Vlorë ka patur rol kyç në grupin kriminal.  Dyshohet që Danaj lëvizte paratë e trafikut të kokainës edhe në Dubai përmes kompanisë “General Trading LLC”, me seli në Dubai. Ai është vëllai i Sadrit Danaj, ish-kryetar i Qarkut të Vlorës, i akuzuar nga PD-ja si i inkriminuar, i arrestuar se rrëmbeu vajzën e një biznesmeni në Siçili, në vitin 2000. Nexhmendin Danaj nuk vepronte i vetëm por në bashkëpunim me gruan e tij, Algerta Fejzullahu, emri i së cilës u lakua më 2014 ku u arrestua për korrupsion  Fejzulla përmes një avokateje në Vlorë, Dhurata Sulaj (Tafili), i mori 50 mijë lekë të reja një qytetari, me qëllim që të shtynte në kohë ekzekutimin e vendimit gjyqësor.

Algerta Fejzulla u arrestua në cilësinë e drejtoreshës së Zyrës Përmbarimore të Vlorës. Ajo ishte emërua në këtë post në vitin 2013 pas ardhjes së PS-së në pushtet.

Në vitin 2023, Algerta themeloi kompaninë “Dubai im”, në Lungomare të Vlorës, e regjistruar një agjenci turistike, në fushën e turizmit, hoteleri, restorante, bar-kafe, import-eksport, transport për llogari të vetë dhe për të tretë, shërbime taksi, dhënie e marrje e mjeteve të transport me qira etj. Dyshohet se “Dubai im” përdorej për lëvizjen e parave të pista.

Gjithashtu, emri i kompanisë nuk është quajtur rastësisht “Dubai im”, sepse i shoqi, Nexhmendim Danaj, rezulton pronar i kompanisë “General Trading LLC”, me seli në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Kompani e cila ka qarkulluar miliona euro.

Nexhmendin Danaj është ortak me 30% në televizionin kabllor “Vlora”, së bashku me vëllain tjetër Vexhi Danaj./ Versus.al

7 ORE ME PARE

"Qendra e grupit më të rrezikshëm ishtë Durrësi", Dumani jep detaje për megaoperacionin antidrogë

Goditet grupi kriminal që trafikonte drogë në Itali, qendra

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani ripërsëriti se kanë arritur të kapin grupin më të fuqishëm të drogës. Sipas tij cilësohet nga SPAK dhe homologët italianë si më i rëndësishmi si nga pushteti financiar ashtu edhe për nga aftësia për të transportuar sasi kaq të mëdha në kaq shumë vende. Nga ana tjerër, Dumani thotë se qendra e grupit ishte qyteti i Durrësit.

‘Është një nga grupet më të rrezikshme qoftë nga pushteti financiar, aftësia për të trafikuar sasi të mëdh për të shpërndarë në Evropë. Qendra e grupit qyteti i Durrësit, sa u takon emrave ne kemi politikë që s’japim gjeneralitete të personave ndaj të cilëve është lëshuar masë sigurie.’- tha Dumani. Versus.al

 

8 ORE ME PARE

Megaoperacioni antidrogë i SPAK, prokurori: Sekuestruam 3 mln €, 3 restorante, 6 shoqëri tregtare dhe një televizion në Vlorë

Goditet grupi kriminal që trafikonte drogë në Itali, qendra

Prokurori i SPAK, Vladimir Mara ka folur në konferencën e SPAK me homologët italianë lidhur me operacionin antidrogë “Ura”. Mara u shpreh se janë sekuestruar 3 milionë euro, 3 restorante në Durrës, 6 shoqëri tregtare dhe një televizion në Vlorë. Prokurori u shpreh se e reja e këtij arritën të zbuloheshin përmes përgjimeve nëpërmjet platformës Sky të përdorur nga mafia italiane dhe shqiptare.

“Fillimisht fillonte në zonën e Puglias, më pas në gjithë Italianë dhe në vendet e tjera, si Gjermani, Holandë dhe Amerikë të Jugut. E reja në këtë hetim, se krahas të dhënave të përftuara nga përgjime etj, janë përdorur të dhënat e përdorura nga platfoma Sky. Janë dokumetar të gjitha ciklet nga vendet e origjinës në drejtim të Shqipërisë e më pas drejt vendeve të tjera të BE-së. Dhe së dyti është arritur të konkludohet të gjitha shumat e parave, të gjtiha episodeve të qarkullimit të parave me një vlerë prej 5 milionë euro. Ditën e sotme janë lështuar 52 urdhër arreste Shqipëri e Itali. Do zbatohet edhe sekuestrimi pasurive, janë sekuestruar 3 restorante në Durrës, 6 shoqëri tregtare dhe një televizion në qytetin e Vlorës. Janë sekuestruar 3 milionë euro kesh.”- tha Prokurori. Versus.al

8 ORE ME PARE

Pjesë e trafikut të drogës drejt Italisë, ‘Visi i Pojës’ në kërkim! Nipit të Xhevdet Troplinit vitin e kaluar iu gjetën 3 mln euro

Goditet grupi kriminal që trafikonte drogë në Itali, qendra

Ervis Doçi i njohur ndryshe si “Visi i Pojës” është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Ura” i kryer si bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe antimafias italiane.

Sipas SPAK, dyshohet se Doçi ishte pjesë e grupit të fuqishëm kriminal që trafikonte kokainë me autobusë nga Shqipëria drejt Italisë.

Agjentët e BKH kryen kontrolle në Durrës, por asnjë gjurmë nuk u gjet nga “Visi i Pojës” i cili rezulton të jetë nipi i një personazhi tjetër të njohur për autoritetet policore, Xhevdet Troplini, me nofkën “Poja”.

Doçi ka qenë i shpallur në kërkim nga SPAK që prej muajit maj të vitit të kaluar ku gjatë kontrollit iu gjetën para cash dhe aksesorë me vlerë deri në 3 milionë euro. Versus.al

8 ORE ME PARE

“Goditëm një prej grupeve më të forta në Shqipëri”, Dumani flet për operacionin “Ura” me antimafian italiane

Goditet grupi kriminal që trafikonte drogë në Itali, qendra

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani gjatë konferencës për mediat lidhur me operacionin “Ura”, tha se falë këtij aksioni në bashkëpunim me antimafian italiane, u godit një prej grupeve më të fuqishme në vend.

“Goditet një prej grupeve kriminale më të forta në Shqipëri që ishte i përfshirë në pastrimin e parave, trafikun e drogave të forta. Ky është një rast i asaj se çfarë mund të arrihet me bashkëpunimin mes autoriteteve. Dua të falenderoj prokurorët e SPAK dhe kolegët e Eurojust dhe antimafias italiane”- deklaroi Dumani.

Lajmi në përditësim…

9 ORE ME PARE

VIDEO/ Altin Dumani në konferencë, Garda kontrolle me qen brenda dhe jashtë SPAK

Goditet grupi kriminal që trafikonte drogë në Itali, qendra

Efektivë të gardës po kryejnë kontrolle brenda dhe jashtë prokurorisë së posaçme, ndërkohë që pritet konferenca e Altin Dumanit.

Kreu i SPAK, Altin Dumani mban sot një konferencë për mediat lidhur me operacionin antidrogë në bashkëpunim me antimafian italiane për 52 urdhër-arreste të lëshuara në dy vendet.

Deri më tani raportohet për arrestime në kuadër të operacionit kundër trafikut të kokainës që vinte nga Ekuadori drejt Portit të Rotterdamit dhe më pas shpërndahej në vende të ndryshme të BE. Versus.al

10 ORE ME PARE

Kontrollet nga antimafia italiane, disa urdhër-arreste, mes tyre "Visi i Pojës', pronari i një agjencie dhe avokati i Dumanit

Goditet grupi kriminal që trafikonte drogë në Itali, qendra
Ligor Combashi, pronari i kompanisë "Ligori Travel" dhe avokati Armand Tragaj

Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i antimafias italiane dhe agjentëve të BKH në disa qytete të vendit. Mësohet se në Shqipëri deri më tani janë arrestuar disa persona, në Fier, Vlorë e Durrës.

Në qytetin e Durrësit urdhër arrest ka për Ervis Doçin i cili njihet ndryshe si “Visi i Pojës”, personazh i njohur edhe për SPAK që e kishte shpallur në kërkim në maj të vitit 2024. 

Masë sigurie është caktuar edhe për avokatin Armand Tragaj në Durrës. Tragaj njihet edhe për faktin se më herët ka përfaqësuar edhe Nuredin Dumanin, vrasësin me pagesë i cili tashmë është kthyer në të penduar të drejtësisë. Ndërsa në Fier, urdhër-arrest është lëshuar për Ligor Çombashin, pronar i kompanisë së udhëtimeve “Ligori Travel”. Dyshohet se nëpërmjet autobusëve Durrës-Bari të kësaj kompanie, transportoheshin ngarkesat me drogë dhe më pas edhe paratë. Versus.al

11 ORE ME PARE

Megaoperacion Shqipëri-Itali, 52 urdhër arreste, aksion në disa qytete të vendit! Mes të arrestuarve, avokatë e policë

Goditet grupi kriminal që trafikonte drogë në Itali, qendra
Pjesë nga organizimi i policisë italiane për operacionin

Një operacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri dhe Itali. Mësohet se në total janë lëshuar 52 urdhër-arreste për trafikantë që merreshin me trafikun e heroinës dhe kokainës nga vende të ndryshme të Ballkanit drejt Puglias.

Të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave, janë edhe policë e avokatë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. 

Në Shqipëri, aksioni po zhvillohet në disa qytete, Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë ku po kryhen arrestime në kuadër të luftës ndaj krimit të organizuar.

Sipas mediave italiane, janë sekuestruar pasuri miliona euro të dyshuara si të siguruara falë veprimtarive kriminale. Pjesë e aksioneve që po zhvillohen në Shqipëri janë edhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe antimafia italiane. Burime bëjnë me dije se gjatë kontrolleve në Fier dhe Vlorë, janë arrestuar 2 persona. 

Operacioni “Ura” parashikon ekzekutimin e vendimeve për sekuestrimin e pasurive në Shqipëri dhe në Itali, që përfshijnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë prej disa miliona eurosh, si dhe urdhra për arrest me burg, të lëshuara nga gjyqtari hetues i Barit dhe nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ndaj 52 personave të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Për operacionin e koduar “Ura” do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 10:30 mes kreut të SPAK Altin Dumanit, kryeprokurorit të Barit Roberto Rossi dhe Drejtorit të Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone. Versus.al

Poll