AKTUALITET /

SPAK përballë drejtësisë: “Komshija” që mori 11 mijë euro nga grupi "Çopja" lihet ne burg

Ish-gjyqtarja ndodhet e paraburgosur që prej nëntorit të vitit 2024, në burgun e grave në Pogradec, në kuadër të një hetimi të nisur nga SPAK, i cili lidhet me dosjen penale të Suel Çelës dhe grupit të tij kriminal në Elbasan.

Shkruar nga Versus

SPAK përballë drejtësisë: “Komshija” që

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, për ndryshimin e masës së sigurisë.

Fetahu kishte kërkuar nga gjykata shfuqizimin e paraburgimit, duke pretenduar se masa kishte humbur fuqinë ligjore. Por pas shqyrtimit të fakteve dhe materialeve hetimore, gjyqtari Erjon Çela vendosi të mos e pranojë kërkesën dhe të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ish-gjyqtarja ndodhet e paraburgosur që prej nëntorit të vitit 2024, në burgun e grave në Pogradec, në kuadër të një hetimi të nisur nga SPAK, i cili lidhet me dosjen penale të Suel Çelës dhe grupit të tij kriminal në Elbasan.

Sipas akuzës, Pajtime Fetahu dyshohet se ka favorizuar anëtarët e grupit kriminal përmes vendimeve gjyqësore dhe komunikimeve të koduara në platformën SKY ECC, të zbuluara gjatë hetimeve. Emri i saj është përmendur sërish në kuadër të operacionit të gjerë “Plumbi i Artë 2”, ku u lëshuan mbi 30 urdhër-arreste ndaj grupeve kriminale të strukturuara.

Prokuroria e Posaçme thotë se Fetahu ka përfituar shuma monetare në këmbim të favoreve, përfshirë 11 mijë euro, një monedhë floriri, si dhe priste të merrte edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit “Çopja”. Në rrjetin kriminal, ajo identifikohej me nofkën “Komshija”, duke qenë në kontakte të vazhdueshme me vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. /Versus.al/

Poll