Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar aksionet e kompanisë “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” në Librazhd, në pronësi të Ergys Agasit.
GJKKO gjithashtu ka vendosur sekuestron preventive mbi pajisjet dhe pasuritë e paluajtshme dhe luajtshme të kësaj kompanie.
Kuotat e shoqërisë “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve”:
✓ Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126
✓ Pasuria me nr. 1/542 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 125
✓ Pasuria me nr. 1/541 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 124
✓ Pasuria me nr. 1/540 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 123
✓ Pasuria me nr. 1/536 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 118
✓ Pasuria me nr. 1/434 ndodhur në ZK 2446, Vol 16 Fq 77
✓ Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126
✓ Pasuria me nr. 1/538 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 120
✓ Pasuria me nr. 1/38 ndodhur në ZK 2446, Vol 06, Fq 202
Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.02.L me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 134.56 m2 Tiranë.
Një muaj më parë dy skuadra të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të shoqëruara nga efektivë të Policisë së Shtetit, ushtruan kontrolle në katër ambiente të lidhura me biznesmenin Ergys Agasi.
Kontrolle u kryen dhe në banesën e tij në Durrës, në një apartament në Tiranë, si dhe në dy ambiente të bizneseve që zotëron. SPAK konfirmoi se kontrollet janë kryer “në kuadër të një procedimi penal”, por pa dhënë më shumë detaje mbi objektin apo personat nën hetim. Vendimi për kontrollin u lëshua nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Agasi u paraqit në SPAK disa ditë më parë ku u mor në pyetje për rreth 3 orë. Emri i tij është lakuar shpesh nga opozita pasi zv.kryeministri në arrati, Arben Ahmetaj e përmendi si 'koordinatorin' e Ramës për kontaktet me grupet kriminale. Versus.al







