AKTUALITET /

SPAK zgjat hetimet për kryebashkiakun e Shkodrës

Procedimi penal ndaj tij u regjistrua më 23 tetor 2024, ndërsa më 23 prill 2025, prokurori Dritan Prençi firmosi kalimin e tij në statusin e të pandehurit.

Shkruar nga Versus
SPAK zgjat hetimet për kryebashkiakun e Shkodrës
Benet Beci në SPAK

SPAK ka vendosur të zgjasë me tre muaj afatin e hetimeve ndaj kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili po përballet me akuza për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike, në bashkëpunim me persona të tjerë.

Procedimi penal ndaj tij u regjistrua më 23 tetor 2024, ndërsa më 23 prill 2025, prokurori Dritan Prençi firmosi kalimin e tij në statusin e të pandehurit. Beci akuzohet për një tender me vlerë 700 mijë euro, dhënë në vitin 2019, me objekt një projekt kërkimor për zhvillimin strategjik të sektorit energjetik.

Përveç kryebashkiakut Beci, nën hetim ndodhen edhe disa zyrtarë të tjerë, që kanë qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për tenderin në fjalë./Versus.al

Poll