AKTUALITET /

‘Sterilizimi’/ ‘Të keqen e Enverit, të bënte gjyqin…’, Petro Mersini: Koncesioni na u duk mirë, si inovacion

Gjatë dëshmisë së tij ai u shpreh i irrituar për zgjatjen e hetimeve të kësaj çështje.

Shkruar nga Versus
‘Sterilizimi’/ ‘Të keqen e Enverit, të bënte
Petro Mersini

Komisioni hetimor për ‘Sterilizmin’ ka vijuar dhe këtë të hënë seancën dëgjimore me dëshmitarët.

I ftuar ishte dhe mjeku në pension, Petro Mersini, ish-drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor, pjesë e Komisionit të Sterilizimit që kur u krijua grupi i punës me urdhër të ish-ministrit Ilir beqaj në gusht të 2014. 

I akuzuar nga SPAK për ' falsifikim dokumentash' dhe 'shpërdorim detyre'  Mersini u shpreh se ky koncesion u konceptua si rruga më e drejtë për të rregulluar shërbimet spitalore. Sipas tij kjo ishte një inovacion dhe se e ka zgjidhur problemin. 

‘Jam nis për të rregulluar cilësinë e shërbimit dhe na u duk koncesioni rruga më e drejtë për ta mbyllur këtë shërbim se nuk është vetëm sterilizim. Sterilizimi është një komponent i vogël por duheshin blerë veglat, instrumentat, duheshin veshjet, pasi mjekët operonin me bluzat e lagura nga autoklavi, prandaj u mendua dhe u konceptua se kjo ishte rruga më e drejtë. Unë të paktën për këtë e kam bërë. Ne nuk fjetëm në darkë dhe u ngritëm në mëngjes dhe ngritë këtë koncesion. Ne kishim problem gjithë këto komponent. Një tender e bënte Ministria e Brendshme nga ana tjetër me të ardhurat dytësore dhe thamë se kjo është rruga më e drejtë dhe na u duk si inovacion. Dhe për mua kjo e ka zgjidhur këtë si problem. U fut një fizionome e re në bërjen e këtyre shërbimeve. Po të jetë për mua unë ia rekomandoj dhe ministres aktuale ta vazhdojë menaxhimin me privat se është problem i zgjidhur' u shpreh mjeku Mersini para Komisionit Hetimor.

Gjithashtu gjatë dëshmisë së tij mjeku u shpreh i irrituar për zgjatjen e hetimeve të kësaj çështje.

''Se kush e ka bërë denoncimin nuk e di. E filloi Prokuroria e Tiranës dhe e mbylli. Na mbajti nga pesë orë aty dhe e mbylli procedurën se nuk ka shkelje. E mori ajo tjetra e Krimeve të Rënda  e mbylli dhe ajo. E mori SPAK ka tre vite nuk po e mbyll sa u thashë herën e fundit po mbylle se na morët shpirtin për çfarë na mbani. O na fusni brenda o na nxirrni jashtë. Të thuash të keqen e Enverit, një muaj të bënte gjyqin të fuste brenda' u shpreh para Komisionit mjeku.

Në lidhje me këtë aferë  me urdhër të SPAK janë arrestuar ish-zv.ministri i shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Rrjepaj akuzohet për shpërdorim detyre ndërsa Rrapaj për mashtrim me pasoja të rënda.

Koncesioni i sterilizimit kishte të bënte me pajisjet që përdornin mjekët , veshja e deri te salla dhe mjetet që përdorin në operacion.

Por problematike që nga fillimi dhe në vazhdim i këtij koncensioni ishin kostot fiktive.

Fakti që qendra e sterilizimit u mbajt e kyçur për 4 vjet i shkaktoi shtetit një dëm prej 25 milionë lekësh e llogaritur deri në qershor 2016

“Për gjithë periudhēn 2012-2016 Reparti i Sterelizimit Qendror, nuk është vënë në përdorim për përmbushjen e kërkesave në rritje për sterilizime, si dhe ofrimin e shërbimit me cilësi të lartë.

Vlera e pajisjeve të Repartit të Sterilizimit Oendror të QSUT-së, prej 25.332,638 lekë (e llogaritur deri ne Qershor 2016), e amortizuar në vite, konsiderohet dëm i parikuperueshëm dhe humbje me efekt financiar negativ per buxhetin e shtetit por mbi te gjitha aspak ne interes te shëndetit publik duke mos i shërbyer me kërkesave ne rritje për sterelizime ne OSUT si dhe ne spitalet e tjera” kanë zbuluar hetimet./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: