AKTUALITET /

"Sundonin" gjykatën e Elbasanit dhe trafikuan kokainë nga Amerika Latine, ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Shkruar nga Versus
"Sundonin" gjykatën e Elbasanit dhe trafikuan kokainë nga
Suel Çela dhe Mario Çela

Mario Çela, vëllai i të shumëkërkuarit Suel Çela, do të ekstradohet mbrëmjen e sotme nga Belgjika për në Rinas. Ai u arrestua në nëntor të vitit 2024 në kuadër të operacionit të SPAK ku u lëshuan 21 urdhër arreste për të goditur organizatën kriminale të drejtuar nga Suel Çela i cili mbetet në arrati.

Vëllai i tij, Mario Çela rezulton të ketë qenë përgjegjësi për menaxhimin dhe koordinimin e aktivitetit kriminal të grupit, duke përfshirë vrasjet, trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave.

Hetimet zbuluan sesi organizata e Suel Çelës trafikoi sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt Evropës. Deri më tani, janë sekuestruar pasuri me vlerë miliona euro të cilat i përkisnin Suel Çelës. Ky i fundit investonte në sektorë të ndryshëm me qëllim fshehjen e origjinës së parave.

Përgjimet e publikuara nga dosja hetimore e SPAK tregonin sesi Suel Çela komandonte gjykatën e Elbasanit duke lehtësuar kushtet për anëtarët e grupit të tij dhe duke vështirësuar pozitat e kundërshtarëve. Versus.al

Poll