Pasiguria e fëmijëve në shkolla është tema më e diskutuar gjatë ditëve të fundit pas ngjarjes tronditëse të ndodhur ditë më parë në shkollën “Fan Noli” ku një 14 vjeçar u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Për ngjarjen, ka folur edhe aktorja Adelina Muça, vajza e së cilës është nxënëse në shkollën “Fan Noli”. Nëpërmjet një lidhje direkte për Euroneës Albania, Muçka ka treguar se e bija i ka rrëfyer zanafillën e sherrit mes dy të miturve.
Sipas saj, 14 vjeçari M.C i kishte treguar vajzës së saj për sherrin që kishte pasur me autorin e ngjarjes.
“Ime bijë më ka thënë se shpesh herë aty ka probleme, ku ka fëmijë që bëjnë sherre jashtë oborrit të shkollës, ndërsa përsa i përket asaj dite ajo ka qenë në klasë dhe kur erdhi në shtëpi vajza më tregoi se ditën e premte Martini i kishte thënë vajzës time se kishte bërë një sherr ku ky djali e kishte dëgjuar Martinin që po shante, por Martini i kishte thënë se nuk kishte asnjë lidhje me atë. Unë po shaja me vete kishte thënë Martini dhe nuk kisha gjë me ty, dhe më pas ishin shtyrë, dhe aty ka kaluar një burrë i cili i ka rënë Martinit me shpullë pasi ka parë që po zihej me djalin tjetër”, tha Adelina Muça.
Për krimin e rëndë, 14 vjeçarit M.P iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg” në spitalin privat ku po mjekohet pasi ka marrë një plagë në dorë. Ndërsa ndaj tij rëndon akuza e vrasjes të të miturit në rrethana cilësuese. Versus.al








