AKTUALITET /

Të shtënat në Lezhë, shënjestër dyshohet nipi i Nikulajve, u plagos së bashku me berberin

30 vjeçari i plagosur me tre plumba, Sokol Daci po merr trajtim në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shkruar nga Versus
Të shtënat në Lezhë, shënjestër dyshohet nipi i
I plagosuri Sokol Daci


Lezhë- Shënjestra e atentatit të mbrëmshëm me armë zjarri në Rrilë të Lezhës dyshohet se ka qenë një prej anëtarëve të fisit Nikulaj. Ky i fundit po qethej në momentin e ngjarjes në berberhanen në pronësi të 30 vjeçarit Sokol Daci i cili mbeti i plagosur me 3 plumba dhe për momentin po merr trajtim mjekësor në spitalin e Traumës në Tiranë. 




Dyshimet janë se mund të ketë pasur më shumë se një autor, ku një prej tyre mund të ketë zbritur nga automjeti dhe ka qëlluar me breshëri automatikësh.

Policia po ushtron kontrolle në klinika dhe spitale private, pasi dyshohet të jetë plagosur edhe shënjestra e atentatit. Ndërsa i pranishëm në berberhane ka qenë edhe një polic. Versus.al

 

Poll