AKTUALITET /

Tentoi të hynte në Morinë me 26 mijë euro, policia procedon 35 vjeçarin dhe i sekuestron paratë

Shkruar nga Versus
Tentoi të hynte në Morinë me 26 mijë euro, policia procedon
Shuma e parave të sekuestruara

Kukës- Në pikën kufitare të Morinës, një 35 vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht pasi ka tentuar të hyjë në Shqipëri me 26 mijë euro të padeklaruara sipas ligjit.

35 vjeçari A.S është marrë nën hetim, ndërsa shuma e parave i është sekuestruar.

“Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kufi, bazuar në inteligjencën informative, kanë ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, automjetin me drejtues shtetasin kosovar A. S. Shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, 26 000 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit.

Materialet procedurale për rastin i kaluan Prokurorisë së Kukësit, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”- njofton policia. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: